Drejtuesi politik i PD për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar takime me banorë të Rrilës, Tales e Shënkollit.
Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmanrkaj shkruan se realitet politik i rilindjes ka dëmtuar bazën e shoqërisë, ekonomitë familjare, biznesin e vogël dhe të madh.
Ai ka bërë thirrje që emigrantët të bëhen pjesë e shpëtimit të Shqipërisë më 11 maj, datë kur mbahen zgjedhjet parlamentare.
Postimi:
Me demokratë, qendrestar dhe banorë të Rrilës, Tales e Shënkollit
Këtë mbrëmje së bashku me deputeten znj. Lindita Metalia, Kryetarin e PD-së Lezhë, z.Gjin Gjoni dhe anëtar të Grupit të Punës, zhvilluam një takim entuziast dhe frytdhënës me demokratë e banor të zonës!
Falenderim dhe mirënjohje për të gjithë demokratët dhe njerëzit e lirë të kësaj zone që kanë qëndruar besnik ndaj kauzave të PD. Ndjesë komunitetit të demokratëve e ndjesë individuale për kohët e vështira kur nuk ditëm tu përgjigjemi ekzigjencave të tyre politike!
Nuk e meriton Shënkolli, Rrila, Talja dhe asnjë zonë tjetër e Shqipërisë pabarazinë dhe zbrastësinë që ka shkaktuar pushteti i Edi Ramës. Ky realitet politik i rilindjes ka dëmtuar çdo gjë, ka dëmtuar bazën e shoqërisë, ekonomitë familjare, biznesin e vogël dhe të madh.
Mijëra hektar tokë e lënë djerr kanë përgjegjës instancat shtetërore. Asnjë mbështetje për fërmerët, për bujqësinë jo e jo, dhe asnjë studim për të ardhmen e këtyre zona dhe në Bregun e Matës. Flasin pafund për tendera për energjinë, ndërsa banorët rrijnë me orë të tëra në errësirë. Edhe në këtë mbrëmje mijëra familje janë në terr në Bregun e Matës dhe gjithë Lezhën. Një problem serioz në verë dhe në dimër që nuk ka shqetësuar askënd nga pushteti.
Keqqeverisja e këtyre 12 viteve ka shkaktuar dëme kolosale. Ky pushtet i pa mëshirshëm ndaj qytetarit të lirë dhe të ndershëm, ka detyruar të largohen qindra mijëra shqiptar, ku padyshim një pjesë e madhe janë demokratët. Janë edhe demokrat e banorë të Shënkollit, Rrilës dhe mbarë Lezhës të cilët kanë braktisur gjithçka tyren, të ndërtuar këtu me aq mund vite më parë.
Pensionistët, janë shtresa më e nëpërkëmbur dhe e lënë në harresë. Mijëra të moshuar nuk marrin dot ilaçet dhe me shumë vështirësi mbyllin muajin. Tallja që iu bëhët me lëmoshën e fundvitit është propaganda më e shëmtuar.
Ndaj, të dashur miq demokrat dhe të pranishëm, të bëjmë çdo gjë që të afërmit tanë, të detyruar nga ky regjim të emigrojnë, të bëhën pjesë e përmbysjes së madhe të pranverës së ardhshme. Le t’i ftojmë dhe t’i lusim njëherazi që më 11 Maj, të votojnë, të bëhën pjesë e shpëtimit të Shqipërisë.
Lusim e u bëjmë thirrje emigrantëve të kssaj zone kudo që janë në Amerikë, Itali, Angli, Gjermani, Greqi e kudo tjetër, t’i përgjigjen thirrjes që Shqipëria ju bën për ndihmë duke votuar rrotacionin!
Ne nuk do të ndalim asnjë çast reagimin ndaj këtij pushteti, e kemi bërë dhe do ta intensifikojmë edhe më shumë për të siguruar votën e lirë përmes Qeverisë Teknike.
