22 nëntori, është dita e Alfabetit dhe pikërisht në këtë ditë u prezantua edhe fjalori i madh i gjuhës shqipe një projekt leksikografik që përfshin më shumë se 120 mijë fjalë. Pikërisht për të folur për këtë ishte e ftuar në Euronews Albania gjuhëtarja, Teuta Toska.
Ajo pati një debat me tone të larta me ambientalistin Sazan Guri, i cili u shpreh se gjuhëtarët nuk kanë metodologjinë e duhur për të studiuar prejardhjen e fjalëve të gjuhës shqipe dhe se kjo punë u takon inxhinierëve, pasi janë këta të fundit që dinë të bëjnë verifikimin e fakteve.
Debati në studio:
Gjuhëtarja Teuta Toksa: Një nga arsyet se përse njerëzit donë kanë probleme me leximin është se njerëz si zoti Sazan kanë shumë sukses në publik. Pikërisht për faktin që njerëzit janë larguar nga leximi, nga shkenca. ai vlerësimet e tij personale, fantazitë e tij i konsideron të vërteta. Por këto nuk janë shkencë. Këtë gjë unë ia kam shprehur zotit Sazan disa herë. Mund të ketë pa diskutim që grupe tingujsh të përkojnë me të gjitha gjuhët e botës. Sa fjalë të shqipes përkojnë me greqishten? Çfarë do të thotë kjo që ua kemi marrë apo na e kanë marrë? Sazani dhe njerëz të tjerë e përdorin këtë gjë sepse njerëzve u pëlqehet. “Fët e fët” është një onomatope, (imitim i tingujve), në gjuhën shqipe.
Sazan Guri: I drejtohem zonjës Teutë, ju nuk e bëni dot integrimin, sintetizimin…
