Ja skema e errët e familjes Berisha me Fazlliç, si përfituan miliona euro nga afera e Porto Romanos, roli Genc Rulit…

Data

Një aferë për të cilën është folur edhe më parë. Një skandal për shumëkënd. Por, tani Prokuroria e Posaçme ka fakte lidhur me blerjen e tokave në bregdetin e Porto Romanos. Historia daton në fund të vitit 2007, kur Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi blejnë toka nga fshatarët me lekë në dorë me çmime qesharake. Vetëm më pas do të merrej vesh përseja e kësaj blerjeje masive. Pas saj qe biznesmeni kontrovers Damir Fazlliç. Ishte ai që kishte ngarkuar Argita Berishën dhe ortaken e saj Flutura Kola, të blinin toka për llogari të tij.

A ishte Fazlliçi dirigjuesi i vërtetë i këtij operacioni, apo thjeshtë një mbulesë, për këtë dosja e SPAK, nuk thotë gjë. Por nënvizohet një fakt i rëndësishëm. Se në kohën kur po bënin këto blerje të interesuarit e dinin që shumë shpejt kjo zonë do të merrte një vlerë të madhe. Dhe kjo ndodhi. Një vendim qeverie të firmosur nga Genc Ruli kur kryeministër ishte Sali Berisha do ti përfshinte edhe tokat e sapo blera nga Fazlliçi, në kufijtë e parkut energjitik. Vetëm me këtë lëvizje, vlera e tokës që ishte në emër të Fazlliçit, shkoi në miliona euro.l

Zbardhet dosja e SPAK

“Është pikërisht viti 2007 kur shtetasi Jamarbër Malltezi nis edhe blerjen e disa tokave, ku të gjitha kontratat lidhen para noteres Merita Isufaj. Në muajin korrik, gusht 2007, ai arrin të bëhet pronar i një sipërfaqe toke arë prej 3 885 m2, të blerë kundrejt një shume totale prej 18 981 600lekë, të cilën në vijim, ia shet brenda muajit shtator 2007, shoqërisë tregtare “Alpha” sh.p.k. me NIPT K72110020T me ortak të vetëm dhe administrator, shtetasin serb Damir Fazlliç, kundrejt një çmimi shumë herë më të lartë, konkretisht në shumën 396 234 euro. Shoqëria Alpha sh.p.k. rezulton të krijohet në muajin maj 2007, ku ekspert kontabël caktohet shtetasja Shpresa Breçani.

Për regjistrimin e kësaj shoqërie ngarkohet shtetasja Joana Qeleshi, e cila është e njëjta shtetase që ngarkohet edhe për të kryer veprime me shoqërinë Homeplan sh.p.k. Në fakt, marrëdhënia kontraktore si më sipër, ka nxjerrë në pah lidhjet që shtetAsja Argita Malltezi ka pasur me shtetasin Damir Fazllic. Sipas deklarimit të dhënë më datë 18.12.2008 në kuadrin e procedimit penal nr 3258 të vitit 2008, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Tiranë, nga shtetësja Flutura Kolaj (Tafaj), kjo e fundit ka deklaruar se me shtetasin Damir Fazllic është njohur në periudhën tetor – nëntor 2006 në zyrën e saj, pasi ia ka prezantuar kolegia e saj shtetAsja Argita Malltezi”, thuhet në dosjen e SPAK.

Roli i Genc Rulit

Referuar deklarimit të dhënë nga kjo shtetase por edhe ateve të administruara rezulton se me VKM nr 703 datë 23.04.2008 të nënshkruar nga Ministri i METE shtetasi Genc Ruli dhe Kryeministri i asaj kohe shtetasi Sali Berisha, është miratuar studimi “Zhvillimi i integruar (në sinergji) i zonës energjitike dhe industriale të Porto Romanos, Durrës, Infrastruktura dhe konturet e saj”. Nisur nga të dhënat që dispononin shtetasit Kola (Flutura dhe bashkëshorti i saj Florenc) si dhe shtetasit Malltezi (shtetasit Jamarbër dhe bashkëshortja e tij Argita) mbi zhvillimin që do të pësonin pronat e ndodhura në vendin e quajtur Fshati Rinia, kanë vendosur të blejnë toka nga pronarët që i posedonin ato dhe t’ia shisnin më pas shtetasit Damir Fazllic. Personi i ngarkuar nga shtetasi Damir Fazllic për marrëdhënie të ndryshme në Shqipëri ka qenë pikërisht shtetasja Flutura Kola. Ajo që evidentohet nga këto transaksione, pra blerjet dhe më pas shitjet e kryera, është për t’u theksuar fakti se në akte përshkruhet se pagesat bëhen dorazi.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related