Kancelari gjerman thirrje presidentit iranian: Bëj gjithçka për të shmangur përshkallëzimin ushtarak në Lindje të Mesme

Data

Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri thirrje presidentit iranian, Massoud Pezheskian, sot, duke i kërkuar atij që “të bëjë gjithçka për të shmangur një përshkallëzim ushtarak” në Lindjen e Mesme.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Berlini, kancelari gjerman, gjatë një bisede telefonike, “nënvizoi se ka ardhur koha për të finalizuar një marrëveshje për një armëpushim dhe për lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës ”.

Cikli i dhunës në Lindjen e Mesme duhet të “thyehet” menjëherë, pasi çdo kurs tjetër do të çonte në rrezik të pallogaritshëm për vendet dhe njerëzit në rajon, thuhet se i tha kancelari gjerman, presidentit iranian.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related