“Kanalin e Panamasë nuk do t’ia lëmë Kinës”, Trump: Projekti më i shtrenjtë që kemi realizuar

Data

Presidenti amerikan Donald Trump ka vazhduar të kërkojë që Shtetet e Bashkuara të rimarrin kontrollin e Kanalit të Panamasë, duke e cilësuar këtë projekt si një nga më të shtrenjtat që ka realizuar vendi. Ai theksoi se Amerika ka humbur mijëra jetë në këtë projekt dhe shprehu shqetësimin se ky kontroll nuk duhet t’i lihet Kinës.

Po ashtu, Trump ka përmendur një mundësi të aneksimit të Groenlandës, duke thënë se “do të kujdesemi edhe për këtë”. Këto komente janë bërë ndërkohë që presidenti po përgatitet për një tjetër lëvizje të rëndësishme, atë të eliminimit të Shërbimit Postar të SHBA-së (USPS). Sipas një raporti të “Washington Post”, Trump synon të thithë agjencinë dhe ta nënshtruar atë nën administratën e tij, duke e vendosur nën kontrollin e Departamentit të Tregtisë dhe sekretarit Howard Lutnick. Ky veprim mund të çojë në një ndryshim drastik të një shërbimi që ka ekzistuar për më shumë se 250 vjet

Gjithashtu, administrata Trump ka ndërmarrë shkurtime drastike, duke planifikuar pushimin e më shumë se 50,000 punonjësve në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së. Këto masa po implementohen si pjesë e një plani për të zvogëluar shpenzimet dhe për të mbështetur prioritetet e tjera të administratës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related