“Kanabizimi i Shqipërisë, projekti më famëkeq”- Ervin Salianji nga qelia thirrje për pjesëmarrje në protestën e 7 tetorit: Mos e ulni kokën! Reagoni

Data

Demokrati Ervin Salianji, nga qelia, ka publikuar një foto të tij mes kanabisit në rrjetin social Facebook nga koha, sipas tij, kur “Shqipëria ishte kthyer në Republikën e Narkotrafikut”.

Salianji shprehet se “ky ishte fillimi i fundit të shtetit ligjor” dhe se kanabizimi i Shqipërisë ishte projekti më fatkeq, “pasojat e të cilit po i vuajmë të gjithë sot”

Demokrati u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në protestën e 7 tetorit duke theksuar “mos ulni kokën, mos pranoni të keqen”.

“📷Mirmëngjes miq! Sot po ju rikujtoj një foto nga denoncimet e mia në opozitë, mes kanabisit në kohën kur Shqipëria ishte kthyer në Republikën e Narkotrafikut!

‼️Ky ishte fillimi i fundit të shtetit ligjor në Shqipëri. Kanabizimi i Shqipërisë ishte projekti më fatkeq, pasojat e të cilit po i vuajmë të gjithë sot!

Mos e ulni kokën! Reagoni! Mos e pranoni të keqen!

#Bashkohunëprotestë #7Tetor ✌️🇦🇱”, shkruan Salianji.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related