Kamala Harris sulmon Trump për konfliktin me Iranin: Luftë e padëshiruar nga amerikanët, janë thjesht budallallëqe

Data

Ish-zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris ka kritikuar ashpër presidentin Donald Trump për përshkallëzimin e konfliktit me Iranin, duke e cilësuar luftën si të panevojshme dhe të padëshiruar nga qytetarët amerikanë.

Gjatë një aktiviteti të demokratëve në Las Vegas, Harris deklaroi se përfshirja në konflikt nuk është autorizuar nga Kongresi dhe se amerikanët nuk e mbështesin atë.

“Kur e sheh këtë luftë në Iran, të cilën populli amerikan nuk e dëshiron dhe që nuk u autorizua nga Kongresi, janë thjesht budallallëqe”, tha Harris mes duartrokitjeve të mbështetësve të saj.

Më pas ajo shtoi me ironi: “Premtova se nuk do të mallkoj më në publik”.

Deklaratat e saj vijnë në një moment tensionesh të larta mes SHBA-së dhe Iranit, pasi Trump ka paralajmëruar Teheranin që të nënshkruajë sa më shpejt një marrëveshje paqeje pas incidenteve të fundit në Ngushticën e Hormuzit.

Harris akuzoi gjithashtu Trump se konflikti po favorizon indirekt Rusinë, për shkak të përfitimeve ekonomike nga tregu i naftës.

“Shteti që fiton më shumë nga lufta me Iranin është Rusia. Për shkak të naftës dhe heqjes së sanksioneve, ata po fitojnë para duke shitur naftë. Ndërkohë, armët dhe municionet që mund të shkonin për Ukrainën po përdoren diku tjetër”, deklaroi ajo.

Ish-zëvendëspresidentja amerikane e cilësoi Trump si “të rrezikshëm”, duke shtuar: “Nuk do ta quaj idiot. Ai është i rrezikshëm”.

Gjatë fjalës së saj, Harris komentoi edhe vendimin e fundit të Gjykatës Supreme për Aktin e të Drejtave të Votimit, duke paralajmëruar se ndryshimet mund të ndikojnë në zgjedhjet e ardhshme në SHBA.

Sipas saj, republikanët po përpiqen ta bëjnë më të vështirë procesin e votimit për qytetarët amerikanë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related