Të lëmë drejtësinë të flasë”/ Skandali me mbetjet, Kumbaro sqaron procedurën: Të rrezikshme nuk do të thotë…

Data

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e ftuar në nje emision televiziv, ka folur edhe në lidhje me skandalin e mbetjeve toksike.

Ajo ka sqaruar procedurën nëpër të cilën duhet të kalojnë kompanitë të cilat duhet të merren me transportin e mbetjeve të rrezikshme.

Ministrja e theksoi se mbetje të rrezikshme, nuk do të thotë toksike, ndërsa në lidhje me rastin konkret, të kompanisë “Sokolaj SHPK” me të cilën lidhet edhe debati që ka trazuar politikën shqiptare dhe shoqërinë civile, Kumbaro tha se po bashkëpunohet ngushtë me Prokurorinë Durrës.
“Që kur kishin indicie u ngrit grup pune, jemi në bashkëpunim me prokurorinë e Durrësit duke i vënë në dispozicion të gjitha të dhënat që kemi. Çështja është në ndjekje të përditshme nga shumë agjenci shtetërore dhe Prokuroria e Durrësit. Duhet ë presim me durim rezultatet për të mbërritur në një konkluzion përfundimtar”, u shpreh ajo.

Pjesë nga fjala e ministres:

Kumbaro: Ndjek me shqetësim si gjithë kolegët punën tonë të përditshme , në sektorin e ndotjeve apo mos ndotjeve, në matjen e nivelit të ndotjeve në mjedisit. Fakti që bëjmë këtë punë çdo ditë, nuk përbën lajm. Kur del një lajm duket sikur kjo është një gjë që ndodh një erë. Duhet të kuptojmë që të gjithë sektorët e bizneseve, është normale të krijojnë edhe mbetje në sektorin e tyre.

Pra që nga një restorant që krijon mbetje të mbeturinave organike të restorantit të vet, një fasoneri që krijon mbetje nga materialet që dalin jashtë shërbimit, një gurore që mund të krijojë mbetje, një industri që prodhon hidrokarkbure, nafta, industria e çelikut dhe metaleve të ndryshme, të gjitha krijojnë mbetje, por këto mbetje menaxhohen nga subjekti brenda rregullave të përcaktuara nga ligji për mbrojtjen e mjedisit dhe ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Të gjitha këtu subjekte pajisen me një dokument. Në momentin që hapin biznesin, pajisen me një dokument që quhet leje mjedisore. Brenda saj janë kushtet e përcaktuara se si duhet t’i menaxhojmë mbetjet brenda territorit të tyre.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related