Juristi Romeo Kara nxjerr informacionet e bujshme, Meta tentoi të arratiset në Hungari, si e përgatiti terrenin në…

Data

Juristi i njohur, Romeo Kara ka zbuluar të pathënat e arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta. Në një intervistë për gazetën Z.Kara u shpreh se Ilir Meta mund të ketë tentuar largimin nga Shqipëria për në Hungari pasi ishte në dijeni se do të burgosej, njësoj si ish-kryeministri maqedonas, mik i ish-presidentit. Sipas tij, Meta ka bërë vizita në Maqedoni ku dhe u takua me njerëz afër Gruevskit. Nga ana tjetër, juristi ka renditur faktet nga dosja e SPAK që kanë fundosur Metën në aferën “CEZ-DIA”. Ai tha se gruaja që i bëri gjëmën ish-presidentit është bashkëshortja e Kastriot Ismailajt.

-Avokat Kara, ish-presidenti Ilir Meta është rrëfyer nga qelia, teksa gjatë një interviste ka zbuluar se ka pasur oferta për t’u arratisur dhe se, sipas tij, banditët e rrëmbyen në mes të rrugës, duke iu referuar aksionit të efektivëve të policisë, të cilët e arrestuan pak ditë më parë. Keni një koment?

Duke vlerësuar sjelljen e Ilir Metës, sidomos përgjatë vitit të fundit, kam krijuar bindjen se ai e ka ditur shumë mirë se e vërteta lidhur me tre proceset rreth tij po zbardhej dhe se ai do të arrestohej nga SPAK-u. Pikërisht kjo gjë ka kushtëzuar çakërdisjen e tij publike, sherret në familje, parti dhe qëndrimin akuzues dhe denigrues ndaj organit të akuzës. Po ashtu, kam qenë dhe jam i sigurt se ofertën më të sigurt dhe më të sinqertë për t’u arratisur ka qenë vetë ai që ia ka bërë vetes. Nuk është aspak çudi që ai të ketë tentuar largimin nga Shqipëria, mbase në Hungari, ku, nën shembullin e sivëllait të tij maqedonas, të kërkonte azil politik. Jo më kot besoj se ai bëri vizita në Maqedoni, ku dhe u takua me njerëz afër Gruevskit.

Duhen parë mirë lëvizjet e fundit të tij në Kosovë dhe Shqipëri si dhe telefonatat e tij, gjë që do të na jepte tablonë e plotë të së vërtetës rreth pretendimeve të tij. Sidoqoftë, ai me siguri ka planifikuar që të largohet, prandaj mund të jetë ekzekutuar edhe masa e arrestit. Pikërisht largimi është edhe një nga arsyet për të cilën jepet kjo masë. Për më tepër, të gjitha akuzat që ai ka bërë muajt e fundit ndaj familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, kanë provuar më së miri se ai nuk gëzon as grimcën më të vogël burrërore për t’u përballur me drejtësinë. Ai tregoi se është nga ai soj që shet edhe vëllanë për b…..e tij. Burrat që përballen, ruajnë qetësinë dhe e sfidojnë me krenari fatin, ndërkohë që burreci nuk u tregua aspak i tillë.

-Ilir Meta flet nga burgu për njohjen e tij me Elvis Matajn dhe Kastriot Ismailin, ndërsa theksoi se ai që e akuzon nga SHBA-ja ngacmonte vajzat në kampin e Jalës. Si e shikoni këtë deklaratë dhe sa qëndrojnë këto pretendime?

Ilir Meta mohon familjen e jo më Matajn dhe Ismailajn. E vetmja armë e tij ka qenë dhe është mohimi. Përgjatë gjithë këtij viti mohoi lidhjen me Ismailajn dhe udhëtimin me të në Pragë dhe gjithashtu mohoi që ka qenë ministër i METE-s në nëntor-dhjetor 2010. Nga verifikimet zyrtare të SPAK-ut, në mënyrë të pakundërshtueshme, u konstatua se: Ilir Meta u emërua ministër i ekonomisë më 14 shtator 2010. Kontrata DIA-CEZ starton më 1 shtator 2010. Ismailaj ka qenë i pranishëm në mbledhjen e këshillit mbikëqyrës të CEZ më 15 shtator 2010 jashtëligjshëm, me autorizim të drejtpërdrejtë të Metës si kandidat për zëvendësimin e Çikos. Pikërisht në këtë kohë, thotë Çiko, në çdo komunikim me CEZ vihej cc edhe Ismailaj. Jo vetëm kaq, por ai merrte pjesë fizikisht në shumë takime për çështjet e energjisë, në disa prej të cilave ka qenë edhe vetë Meta.

Konfirmohet zyrtarisht vizita e tij në Pragë me Ismailajn dhe Çikon. Këtë e konfirmon edhe shkresa e ambasadës shqiptare në Pragë, që i paraprin kësaj vizite më 18 nëntor 2010, dërguar Ministrisë së Jashtme të Republikës Çeke. Meta dhe Ismailaj kanë dalë nga Rinasi në të njëjtën orë dhe datë: 29 dhjetor 2010, ora 13:43 dhe janë kthyer në të njëjtën orë dhe datë më 2 dhjetor 2010. Kanë ikur me Austrian dhe janë kthyer me Malev. I njëjti punonjës policie i ka përpunuar në dalje në zonën VIP. Ilir Çiko konfirmon takimin e Metës dhe Ismailajt me drejtuesit e CEZ, ku përveç tyre në takim ka qenë edhe vetë ai, Ismailaj dhe Majlind Lazimi. Në janar 2011, Meta jep dorëheqjen nga ministër i METE. Çiko dhe Lazimi janë kthyer nga Praga më shpejt se Meta dhe Ismailaj. Çiko thotë se Ismailajn e ka takuar që në gusht 2010 në Vjenë, të shoqëruar me Jozef Hejsek.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related