Risi e listave të kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të 11 majit, ndryshe nga herët e tjera janë emra veteranë të Partisë Socialistë, pjesën më të madhe të të cilëve kryesocialisti Rama i la në fushën e hapur të betejës.
Analisti Arjan Curri shpjegoi në Top Story se lista e hapur në PS është mes ‘skuadrës’ së Ramës dhe ‘skuadrës’ së Veliajt, të cilët luftojnë me njëri-tjetrin për të marrë mandatet.
“Lufta e brendshme në PS po bëhet hapur tashmë. Dhe dihet, ne na vijnë lajme nga kampet e fushatave, çdo socialist po shan dhe po mundohet të vendosë shkopinj në rrota ndaj socialistëve të tjerë. 12-sha e mbyllur është e sigurt dhe nga të hapurat është një 6-she nga skenari maksimizues
Për këtë 6-she po konkurrojnë gati 30 veta. Kur Rama u thotë që mos hyni në zonat e njëri-tjetrit, ne duhet të marrim të kundërtën atë që Rama thotë. Përplasja e dy skuadrave. Skuadrave e deputetëve të Ramës dhe skuadra e grupit të Erion Veliajt. Dhe një skuadër e tretë që do u pihet gjaku, siç është Pandeli Majko, që janë çuar të ‘digjen’ me dëshirë. Erion Braçe rrezikon shumë. Erioni foli më shumë seç duhet.
