Në një prononcim për mediat e Klan Kosovës, Krasniqi tha se në protestë ka dalë për t’i mbrojtur vlerat kolektive, teksa protestën e cilësoi si pak të vonshme.
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi, i është bashkuar protestës kundër padrejtësive ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Sot kam dalë këtu për t’i mbrojtur vlerat tona kolektive. Është pak me vonesë, por shpresoj që të jetë protestë e fortë për t’i mbështetur vlerat tona të UÇK-së”.
