Ish-Presidenti Ilir Meta ka deklaruar nga ambientet e paraburgimit se është i pafajshëm dhe se nuk mund të mbajë përgjegjësi penale për veprimet e bashkëpunëtorëve apo familjarëve të tij.
Në një intervistë televizive nga qelia, Meta sfidoi akuzat ndaj tij, duke kërkuar që t’i paraqitet një episod konkret për të cilin ai mban përgjegjësi.
“Unë jam i pafajshëm, jo thjesht se e deklaroj. Më thoni një faj timin, një episod, një akuzë dhe t’ju jap përgjigje”, u shpreh Meta.
I pyetur nëse ndan të njëjtin qëndrim edhe për bashkëpunëtorët e tij, kreu i Partia e Lirisë theksoi se përgjegjësia penale është individuale dhe nuk mund të zgjerohet ndaj personave të tjerë.
“Unë nuk ndaj asnjë mendim lidhur me përgjegjësinë ligjore apo penale, as për fëmijët e mi, as për prindërit e mi, për askënd tjetër, vetëm për Ilir Metën”, deklaroi ai.
Meta shtoi se çdo çështje ligjore duhet trajtuar mbi bazën e përgjegjësisë personale dhe jo kolektive.
“Përgjegjësia penale është individuale”, theksoi ish-Presidenti gjatë intervistës
