Ja si amerikanët do të hapin “Kutinë e Pandorës” për “21 janarin”, rruga që do të ndiqet për të hetuar vrasjet në…

Data

Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa e ka ndalur theksin tek vendimi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila ka nisur hetimet për “21 janarin” dhe tek sulmet e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj drejtësisë. Gjatë një interviste për gazetën avokat Ngjela thotë se serverët e Kryeministrisë u prishën me urdhër të Sali Berishës për të fshirë provat.

Por megjithatë ai theksoi se amerikanët do të hapin “Kutinë e Pandorës” për “21 janarit”, duke treguar edhe rrugën që do të ndiqet për të hetuar vrasjet në bulevard. Po ashtu, zoti Ngjela tregon edhe lajmin tronditës që e pret Ilir Metën.

 -Avokat Ngjela, opozita zhvilloi një protestë të enjten që shkoi. Por u duk qartë që ai tubim ishte dështim, pasi qytetarët nuk iu bashkuan thirrjes për të protestuar. Si ka mundësi që PS është në vitin e 11 që qeveris dhe opozita s’ka mbështetje qytetare?

Opozita nuk ka parti, Partia Demokratike është pa forcë ndërkombëtare. Kryetarin e saj e ka ‘non-grata’ në Amerikë. Në qoftë se do të mbështes populli një parti duhet që interesi i saj të jetë në do të vijë apo jo në pushtet. Si mund të vij një parti në Shqipëri në pushtet kur kryetari i saj është ‘non-grata’ në Amerikë. Ka marr fund kjo. Parti anti-perëndimore, e si e tillë nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe e kështu do të ndodh derisa ata të shuhen e të marrin masa e të nxjerrin një kryetar që ta pranojë Perëndimi e Uashingtoni.

-Sali Berisha dhe besnikët e tij thuajse çdo ditë sulmojnë SPAK. Pse është alarmuar ish-kryeministri dhe çfarë do të ndodhë me aferën “Partizani”, pasi hetimet për këtë dosje janë shtyrë me 3 muaj? A rrezikohet Berisha?

SPAK-un nuk e kërcënon dot njeri se SPAK-u ka mbrojtje të fuqishme ndërkombëtare. Opinioni publik duhet të dijë se SPAK-u drejtohet nga ekspertë ndërkombëtar e sidomos amerikan, njerëz me nivel të lartë juridik që po e ndërtojnë SPAK-un dhe dosjet i lexojnë ata. Gjithçka juridike që iu lind si pasojë e arrestit apo të dërgimit në gjyq, kalon në ekspertiza ndërkombëtare. Nuk e drejtojmë ne SPAK-un.

-Edhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sulmon ashpër SPAK. Pse zoti Meta është alarmuar dhe a rrezikon që SPAK ta marrë atë zyrtarisht nën hetim, duke qenë se akuzohet për shumë afera korruptive dhe kriminale?

Të gjithë ata pushtetarë të lartë që godasin SPAK-un. Kanë frikë pasi do të akuzohen. Se çfarë do të ndodh në Gjykatë, do marrin pafajësi apo jo, këtë nuk e dimë. Ata janë të akuzuar, njëjtë si Saliu. Të gjithë ata të cilët godasin SPAK-un, shenjat janë që do të akuzohen për korrupsion.

-Si e shikoni vendimin e Drejtorisë së Burgjeve, e cila i dha lejë Fredi Blerit që të shkojë në Strasburg për t’u betuar si eurodeputet? A u “dorëzua” Tirana përpara Athinës?

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur, mbase kanë thënë ta heqim qafe sepse ai nuk kthehet më këtu. Një i arratisur do jetë, mendoj unë, e iu konvenon më shumë.

-A rrezikon që Fredi Bleri të arratiset?

Nuk di gjë, do të shikojmë nëse do të kthehet apo jo. Nëse Beleri qëndron andej, Shqipëria e ka në favor. Le të rrijë andej e ta mbajnë ata njeriun që ka bërë krime këtu.

-SPAK  ka regjistruar procedimin penal për dosjen e “21 janarit”, ku gjatë protestës së asaj kohe u vranë 4 qytetarë të pafajshëm. Si e mban mend ju atë ditë?

E rëndë! Ishte stafi i Sali Berishës që shkatërroi serverat me urdhër të Saliut dhe nuk dilte. Mirëpo çfarë ka ndodhur? Janë ndërkombëtarët që i kanë patur pasi serverat prishi sa të duash këtu në Shqipëri, ata kanë variant ndërkombëtar që depozitohen. Do i sjellin ato e do të shohim se çfarë do të bëhet. Mendoj se ata të cilët kanë urdhëruar ose kanë bërë veprime që krijuan vrasjen e ‘21 Janarit’, do venë të paraqiten penalisht.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related