Ja pse Berisha kërkon të ndezë në flakë Shqipërinë, SPAK pritet të shpërthejë dosjen e madhe ku janë të përfshirë…

Data

Në të gjithë historinë e tranzicionit shqiptar, politikani që i ka vënë flakën vendit sa herë ka patur hallin e vetë ka qenë dhe mbetet ish-kryeministri Sali Berisha. Ai, në çdo rast që e ka parë punën pisk, është ngritur dhe ka djegur Shqipërinë për interesat e tij personale. E ka bërë për të mbrojtur apo marrë pushtet deri dje, po e bën për t’i ikur drejtësisë sot duke kërkuar t’i vendosë flakën sërish vendit pasi po ndjen rrezikun e qelisë për veten dhe të gjithë anëtarët e familjes së tij. Burime bëjnë me dije se kjo është dhe arsyeja e vërtetë pse protesta që do të zhvillohet sot është nën udhëzimet e qarta të ish-kryeministrit që të paralizohet e gjithë Tirana. Sali Berisha ka mësuar se SPAK pritet që në vijim të shpërthejë një dosje të madhe, e cila do të fundosë të gjithë anëtarët e familjes së tij, ndaj kaosi është arma e fundit e kreut të PD. 500 faqet që përgatiti Prokuroria e Posaçme, nxorën të implikuar në fshehje pasurie, Argitën, Shkëlzenin dhe Liri Berishën. Kjo e fundit është në sitën e SPAK për fondet dhe pasuritë e paluajtshme të Fondacionit për Fëmijët Shqiptarë, organizatës joqeveritare të cilën e drejton prej vitesh.

Hetimet e SPAK

Hetimet e SPAK kanë treguar se në xhepat e Argitës dhe Shkëlzenit kanë shkuar paratë e aferave të Sali Berishës me pasuritë publike, gjatë pushtetit të tij 2005-2013, me përfshirjen e klientëve të ndryshëm shqiptarë dhe serbë. Klientët kanë marrë favore nga qeveria Berisha, ndërsa në këmbim kanë sajuar kontrata duke u dhënë para Shkëlzenit dhe Argitës. Në dosje u përmend Damir Fazlliç dhe afera në me tokat në Porto Romano. Për herë të parë Sali Berisha ndien pafuqinë e tij, pasi përveç vetes sheh si subjekt të drejtësisë së re, të cilën e ka mallkuar dhe luftuar prej vitesh, edhe familjen e tij. Frika nga veprimi i SPAK, rreziku i konfiskimit pasurive të paligjshme në emër të fëmijëve, arrestimi i mundshëm i Shkëlzenit dhe Argitës për pastrim parash, mashtrim me pasurinë, falsifikime, korrupsion etj., e ka shtyrë Berishën të çojë në flakë vendin. Me thellimin e hetimeve dhe tërheqjen në dritë të fijeve të pasurimit të Shkëlzenit, Argitës dhe Jamarbrit, Berisha nuk ia doli dot të trembë SPAK me gjithë kërcënimet e tij publike njësoj siç veproi me drejtësinë vjetër pas hetimeve për Gërdecin dhe 21 Janarin. Tashmë rrethanat kanë ndryshuar. Prokuroria e Posaçme ka nga pas amerikanët. Parashikohen ditë dhe javë përvëluese për familjen Berisha.

Trembet Berisha

Ataku i panikut për dosjen e madhe që do të plasë nga SPAK, ka bërë që Berisha ta vazhdojë mosbindjen civile pa ndalim. Këtë ai e deklaroi vetë ditën e djeshme, teksa iu bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës që do të jetë për herë të parë pa fjalime politike, pra vetëm aksion. “Ne kemi gjithë përgjegjësinë për ti dal zot vendit. Prandaj edhe një herë, ftoj çdo shqiptar, në datën 7 tetor, ora 18/ ne marshimin drejt Tiranes Pa fjalime. Sepse kjo është beteja e gjithë shqiptarëve. Duke filluar nga nesër. Mosbindje civile, pa kthim. Deri në qeveri teknike. Sepse vetëm me qeveri teknike, garantohen zgjedhjet e lira. Vetëm me zgjedhje të lira, rotacioni i vonuar realizohet. Dhe vetëm me rotacion, Shqipëria shpëton! Shqipëria kthehet nga tokë e mallkuar për shqiptarët qe braktiset prej tyre në tokën e bekuar që Zoti na e bëri dhuratë, dhe të parët tanë derdhën gjakun për ta ruajtur”, tha Berisha ndër të tjera. Këtë e konfirmoi dhe deputeti i PD Saimir Korreshi, i cili tha se protesta e 7 tetorit mund të zgjasë me ditë të tëra në varësi të situatave, teksa shton se nuk ka orare dhe as kohë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related