Evakuohen 11 familje nga zjarri në Drizë të Fierit, në operacion edhe helikopterë të Forcave të Armatosura

Data

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Drizë në Fier, duke detyruar autoritetet të evakuojnë 11 familje, ndërsa operacioni për izolimin e flakëve vijon në kushte të vështira për shkak të erërave të forta.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku bëri të ditur se në operacion është angazhuar një helikopter i Forcave të Armatosura, ndërsa një helikopter i dytë pritet t’i bashkohet ndërhyrjes për të mbështetur përpjekjet për shuarjen e zjarrit.

Në terren ndodhen shërbimet e Policisë së Shtetit, përfshirë efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, patrulla të Rendit Publik dhe Policisë Rrugore, të cilat po asistojnë në evakuimin e banorëve dhe garantimin e sigurisë në zonë.

Sipas autoriteteve, flakët u shfaqën gjatë orëve të paradites dhe, të favorizuara nga era e fortë, u përhapën me shpejtësi drejt zonave përreth.

Strukturat e Emergjencave Civile, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe institucionet e tjera përgjegjëse, vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të respektojnë udhëzimet e forcave në terren dhe të shmangin afrimin pranë zonave të prekura, deri në neutralizimin e plotë të flakëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related