Ja pazaret e pista të Berishës me Millosheviçin, në lojë ishin 20 milion dollarë, Idajet Beqiri rrëfen të pathënat…

Data

Avokati Idajet Beqiri ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit që i ka bërë Sali Berisha, duke hedhur akuza të rënda për lidhjet e ish-kryeministrit me regjimin e Sllobodan Millosheviçit dhe përpjekjet e tij për të penguar luftën e shqiptarëve për liri. Beqiri ka shpalosur detaje të pazareve të bëra me Millosheviçin, ku ai pohon se 20 milion dollarë ishin dhënë për të ndaluar Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe Frontin për Bashkimin Kombëtar Shqiptar (FBKSH), të cilët luftonin për një Shqipëri të Bashkuar. Në një reagim ekskluziv për gazetën “SOT”, Beqiri e akuzon Berishën për lidhjet me regjimin serb dhe për faktin që, pas marrjes së këtij financimi, ai quajti si “terroristë” ata që ishin të angazhuar për të mbrojtur interesat e shqiptarëve.

Beqiri përmend edhe disa figura të njohura, si Remzi Hoxha, Ilir Konushevc, Adrian Krasniqi, dhe Halil Haklaj, të cilët, sipas tij, u vranë me urdhër të Berishës gjatë periudhës kur ai ishte në pushtet. Ai thekson se, pas këtyre ngjarjeve, gjykatat shqiptare shpallën të pafajshëm atë dhe shokët e tij, duke i konsideruar si heronj të kombit për luftën që kishin bërë. Beqiri thekson se vendimi i gjykatave ishte një arritje e drejtësisë, që hodhi poshtë akuzat për “terroristë” dhe kërkoi dëmshpërblim për burgimin e padrejtë. Ai e mbyll reagimin e tij me një pyetje drejtuar Berishës: “Si mund të quhesh patriot, kur ke vrarë mijëra shqiptarë dhe të quash terrorist ata që luftonin për lirinë e kombit?”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related