Ja kush rrezikon në të vërtetë t’ia marrë vulën e PL Ilir Metës dhe çfarë po ndodh me dosjet e tij në SPAK, prokurori Sotir Kllapi po pret letër-porositë nga vende të ndryshme të BE “për t’i dhënë duart” ish-presidentit

Data

Ish-presidenti Ilir Meta kohët e fundit ka shfaqur shenja paniku, pasi çdo ditë përmend dhe hedh akuza se do t’i marrin vulën e Partisë së Lirisë. Ai akuzon Altin Dumanin dhe kryeministrin Edi Rama se janë pjesë e këtij skenari, por e vërteta qëndron ndryshe. Endrit Braimllarin dhe Elona Gurin, por edhe një pjesë tjetër, Meta i hoqi pasi i shikonte rrezik për t’i marrë partinë në kushtet kur ai dhe Monika rrezikojnë të arrestohen nga SPAK. Kështu që duke qenë se deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, PL ka disa benefite si anëtarët komisionesh në KQZ dhe qendra votim apo merr para për fushatë, ai bëri ndryshimet duke e spastruar partinë. Vendosi Xhixhon me të cilën ka edhe miqësi familjare që si do që të jetë puna edhe nëse ai dhe Kryemadhi arrestohen, Partia e Lirisë është në duar të sigurta.

Çfarë po ndodh me dosjet e tij?

Nga ana tjetër, hetimet ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vazhdojnë.  Gazetarja Anduena Llabani deklaroi ditën e djeshme se SPAK ka shtrirë hetimet jashtë vendit për pasuritë e ish-presidentit. Ajo tha se SPAK është në pritje të letër-porosive nga vende të ndryshme të BE-së në lidhje me prona që janë (apo dyshohet se janë) në emër të Metës dhe familjes së tij. Po ashtu Llabani bëri me dije në një studio televizive se hetimet për çështjen CEZ DIA janë drejt fundit. “Po bëhen verifikime për të gjithë procedurat ose për faturat ekonomike. Është në fazën ku përveç faktit penal, Meta po hetohet nga SPAK dhe për faktin ekonomik. Janë në pritje të letërporosive. Nuk është imun Meta nga pasuritë jashtë vendit. Këta janë të gjithë me pasuri dhe me prona jashtë territorit dhe në vende të BE ku e dimë shumë mirë se çfarë kalvari duhet të kalosh që të marrësh një shtëpi, një restorant etj. SPAK është duke mbledhur të dhënat nga vendet e huaja në lidhje me pasuritë që janë, apo dyshohet se janë në emër të Metës dhe familjes së tij. Çështja ndaj Metës për ÇEZ-DIA është drejt fundit”, tha Llabani.

Prokurori që do të hyjë në histori

Ilir Meta ka nisur një luftë frontale ndaj Altin Dumanit, duke e akuzuar se kërkon ta arrestojë, t’i marrë partinë, etj. Por në të vërtetë ai i cili po kopsit letrat për ta çuar në qeli është prokurori Sotir Kllapi. Janë bashkuar disa kallëzime për Ilir Metën dhe të gjitha për pastrim parash që po hetohen nga prokurori Sotir Kllapi.  Po kush është njeriu që ka në dorë mundësinë historike për t’i dhënë goditjen e parë serioze korrupsionit në nivelet e larta dhe kulturës së pandëshkueshmërisë në Shqipëri?! Sotir Kllapi ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009. Fillimisht ka nisur punën si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Më pas ka ushtruar funksionin e prokurorit në Fier dhe Durrës deri në vitin 2014. Nga viti 2014 deri në vitin 2020, Sotir Kllapi ka drejtuar Prokurorinë e Pogradecit. Ndaj Kllapit nuk është regjistruar asnjë masë disiplinore. Gjatë karrierës, prokurori është vlerësuar shumë mirë prej Prokurorisë Durrës për vitet 2012-2013, është vlerësuar shumë mirë nga prokuroria Pogradec për vitet 2014, 2015 dhe 2016. Në maj të vitit 2020, Kllapi u emërua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në SPAK, duke u vlerësuar me 174 pikë, në krye të të gjithë kandidatëve, duke lënë pas Dritan Prençin, Vladimir Marën dhe Dorina Bejkon.

Trajnimet në SHBA dhe BE

Procesi i vlerësimit të kandidaturave kanë marrë pjesë përfaqësues të SHBA-BE.  Pas emërimit në SPAK, Kllapi ka marrë pjesë në disa trajnime me ekspertë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Prokurori Kllapi kaloi me sukses dhe me lehtësi procesin e vetingut në maj të vitit 2019. Kllapi u konfirmua në detyrë më 13 maj të vitit 2019, duke u vlerësuar pozitivisht në kriterin e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale. Edhe pse është pjesë e organit të akuzës prej 13 vitesh, Sotir Kllapi nuk ka asnjë pasuri të paluajtshme, të paktën deri në vitin 2018. Prokurori rezulton se ka jetuar me qira në Qytetin Studenti, duke lidhur një kontratë qiraje me Rezidencën Studentore Universitare Tiranë. Megjithatë mbetet për t’u parë se çfarë zgjidhje do t’i japë dosjes së Ilir Metës, e cila mund të jetë edhe dosja që do të shënjojë karrierën e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related