Ja kush janë “viktimat” e qeverisë që janë rreshtuar një nga një në dyert e SPAK, në skaner pasuritë e tyre, kontrolle në institucione, banesa e vila, sekuestrime telefonash dhe dokumente të rëndësishme, zbardhen dosjet që po hetohen

Data

Zyrtarë të lartë socialistë, disa prej tyre bashkëpunëtorë të ngushtë të kryeministrit Rama, disa prej të cilëve ndër më të afërtit në vite, janë rreshtuar së fundmi një nga një në dyert e Prokurorisë së Posaçme. I fundit që u thirr para drejtësisë së re ishte ministri i Financave Ervin Mete. Listës së hetimeve të SPAK iu shtua dhe Niko Peleshi, një nga miqtë më të hershëm të kryeministrit. Prokurorët po i hetojnë me themel, duke nisur nga pasuritë e tyre, kontrollet në institucione, banesa e vila, sekuestrime telefonash dhe dokumente të rëndësishme.

Niko Peleshi

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është thirrur më 5 mars në SPAK. Peleshi është larguar nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas thuajse më shumë se 2 orësh qëndrim. Peleshi u paraqit në orën 10:00 në zyrat e SPAK. Edhe pse nuk kanë dalë detaje zyrtare se për çfarë ka dhënë llogari, raportohet se ministri mund të jetë thirrur në lidhje me hetimin për inceneratorët, marrëdhëniet me Klodian Zoton, për procedurën e matësit e ujit kur ka qenë në bashkinë e Korçës, ose për lidhjet e tij me skandalet në ushtri, dosje të cilën SPAK po e heton prej 3 vitesh. Jashtë SPAK, ministri Peleshi, tha shkurtimisht për gazetarët se ‘ishte aty për çështje funksioni’.

Damian Gjiknuri

Përpara Peleshit ka qenë ish-ministri Damian Gjiknuri, i cili u pyet për shtatë orë brenda Prokurorisë së Posaçme. Pasi doli nga SPAK, Gjiknuri refuzoi t’iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve për arsyet pse ishte thirrur. “Është krejt e zakonshme që të japësh deklarime në prokurori për ngjarje për të cilat ke marrë dijeni gjatë ushtrimit të detyrës”, tha Gjiknuri. “Pse këtu i doni përgjigjet”. Dy janë momentet që e lidhin ish-ministrin me paraqitjen e tij në prokurori. Një prej tyre është kallëzimi për rrugën Tiranë-Elbasan dhe përmendja e emrit të tij në dosjen e Arben Ahmetajt për incerenatorët. Deputeti socialist u paraqit në SPAK edhe disa javë më parë, kur iu përgjigj interesit të prokurorëve lidhur me një kallëzim të bërë prej tij në 2017 kur ishte ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë pas shkeljeve të konstatuara nga një raport auditi i ministrisë së Infrastrukturës. Mësohet se SPAK ka nisur një hetim pasuror ndaj Gjiknurit, nën dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash. Hetimi mund të mos ketë lidhje me inceneratorët, por burimet thonë se hetuesit po kalojnë në sitë pasuritë e ish-ministrit Gjiknuri. Madje ka dyshime se i janë gjetur para, të cilat ai nuk i justifikon dot.

Ilir Beqaj

Një emër tjetër është Ilir Beqaj, i cili prej muajsh është bërë si “i shtëpisë” në SPAK.  Pozitat e tij mund të tronditen pasi, SPAK po thellon hetimet edhe në dosje të tjera ku ai është i implikuar. Mësohet se janë sekuestruar dokumente të rëndësishme në zyrën e tij. Madje prokurorët i kanë shtrirë hetimet deri në Poloni për trasnferta të dyshimta parash. Ka një hetim të ri ndaj Beqajt për abuzimet me fondet e agjencisë SASPAC që ai drejtonte. SASPAC është agjencia që koordinonte ndihmat, apo fondet e huaja që vinin nga jashtë vendit dhe që ka dyshime të forta sipas SPAK, jo vetëm për abuzime, por edhe lidhje klienteliste me kompani farmaceutike, por edhe për fshehjen e pasurisë. Kontrolli duket se ka lidhje me dyshimet se Beqaj ka favorizuar kompaninë e ‘Delta Pharma’, duke ndryshuar kriteret e një tenderi, duke lejuar futjen e barnave të pacertifikuara në vend gjatë kohës që ishte ministër i Shëndetësisë. Kontrollet janë zhvilluar edhe tek kompanitë “Avicena” dhe farmacitë “Ditë Natë” të cilat janë pjesë e kompanisë “Delta Pharma”. Po ashtu po kryen kontrolle edhe mbi dosjen e “Check Up”. Hetimet në këtë drejtim janë duke ecur në mënyrë të vrullshme, por ka pasur të dhëna të reja dhe kam informacione se në zyrën e SASPAC në zyrën e Beqajt janë gjetur dosje, që nuk kishin të bënin fare me SASPAC, por dosje që kishin të bënin me kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Shëndetësisë.  Në këtë aspekt janë duke u parë shumë dosje, jo vetëm të kohës që ka drejtuar SASPAC, por edhe kur drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, lidhjet klienteliste, favorizimet me kompanitë të ndryshme dhe mënyrën si kanë devijuar paratë dhe hetimi ka shkuar deri në Poloni, aty ku mendohet se janë transferuar para dhe po priten detaje prej andej.

Ogerta Manastirliu

Edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u thirr disa javë më parë në SPAK për të dëshmuar lidhur me aferën e “sterilizimit”. Kanë qenë dëshmitë e dhëna nga Beqaj që e kanë detyruar atë ta thërras dhe duket sikur Beqaj ka dashur që të kërkoj edhe përfshirjen e saj në këtë çështje. Janë edhe pak dëshmitarë që duhet të paraqiten në SPAK dhe brenda një muaji çështja e sterilizimit shkon në gjykatë bashkë me njoftimin e akuzave konkrete. Beqaj nuk mund ta fitoj statusin e të penduarit në këtë fazë hetimi, një muaj pas mbylljes së hetimeve. Por pika lidhëse mes Manastirliut që është devijancë e Beqajt në këtë çështje ka të bëjë që Manastirliu në postin e drejtoreshës së QSUT, ka kërkuar në 2012-2013 që sterilizimi i ngritur në atë kohë të vihej në funksion nga ministria e drejtuar nga Beqaj dhe nuk ka pasur një letër përgjigje nga ministri në atë kosh. Këtu duket se është ajo pika e errët për të cilën do të hetoj SPAK.  Pra, është një kërkesë që është dërguar nga Manastirliu tek Beqaj.

Kryebashkiakë në SPAK

Përpara Prokurorisë së Posaçme janë thirrur rresht edhe disa kryebashkiakë. Një dër ta është Rakip Suli. Ai në fakt nuk është thjesht si person që ka dijeni, por është i akuzuar drejtpërdrejtë për shkak se dyshohet që ka lidhje me abuzime në tenderë dhe shpërdorimi i fondeve të tërmetit. Sipas të dhënave, ai dyshohet se i ka konsumuar këto dy vepra penale në të paktën dy episode, ndërsa Rakip Suli bëhet i katërti kryebashkiak socialist që është nën hetim nga SPAK. Pas atij të Rrogozhinës që u vendos zyrtarisht nën hetim, mësohet se në SPAK po hetohen edhe disa padi ndaj Jorgo Goros, kryetarit të Bashkisë së Himarës, i cili në fakt nuk e fitoi dot mandatin e vijimit të detyrës, po për shkak se u arrestua kandidati që rezultoi fitues, atëherë Goro vijon të ushtrojë detyrën. Gjithashtu dje u raportua se Leonard Hide, kreu i Bashkisë Libohovë ka përfunduar në SPAK, nën dyshimet se në kohën kur ka qenë shef krimesh në Gjirokastër ka favorizuar kultivimin e kanabisit në zonë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related