Ja kush janë humbësit e mëdhenj në Shqipëri pas fitores së Trump, goditjen më të fortë nga presidenti i SHBA do ta…

Data

Fitorja e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ndryshojë balancat politike në Ballkan. Rikthimi i Trump në krye të Shtëpisë të Bardhë paralajmëron telashe për qeveritë që janë perceptuar si të lidhura me fondacionet e Sorosit. Presidenti i ri i SHBA dhe Soros përfaqësojnë dy qasje të kundërta në politikën amerikane dhe globale dhe kjo ka nxitur një luftë të vazhdueshme midis tyre prej vitesh. Trump me ardhjen në pushtet do të dobësojë ndikimin e Sorosit dhe të organizatave që ai mbështet, pasi kjo është një nga pikat kyçe e politikave të tij konservatore. Goditjen më të madhe në këtë mes mund ta marrë Edi Rama, si pjellë e fondacionit që e ka financuar dhe sponsorizuar kryeministrin shqiptar në karrierën e tij politike.

Si tentoi Rama t’i paraprijë furtunës së Trump

PS nuk ka pasur raporte të mira me republikanët dhe sidomos Rama me Trump. Gjatë fushatës në vitin 2016, Rama bëri deklarata të ashpra kundër Trump, duke e cilësuar fitoren e tij si një kërcënim të madh për Shtetet e Bashkuara dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Ai mbështeti hapur Hillary Clinton dhe ishte ndër të parët liderë europianë që doli kundër Trumpit, duke shprehur shqetësim për ndikimin e politikave të tij në Ballkan dhe specifikisht për qëndrimet e tij për Kosovën dhe komunitetet myslimane.

Këtë herë kreu i qeverisë nuk përsëriti gabimin që bëri në 2016. Edhe pse nuk mbështeti asnjë kandidat publikisht, në prapaskenë, Rama punoi para zgjedhjeve që t’i shpëtojë ciklonit të Donald Trump duke futur në lojë Richard Grenell. Ky i fundit arriti të lobojë deri te dhëndri i Trump, Jared Kushner, i cili vendosi të investojë në Shqipëri, duke ndërtuar resorte e vila në Sazan dhe Zvërnec. Por edhe kjo kartë e kryeministrit është e djegur. Pazari i Ramës me dhëndrin e Trump po hetohet nga Senati. Gjithashtu Trump ka “spostuar” Ivankën, duke vendosur që Lara Trump të jetë krahu i tij i djathtë. Edhe Kushner është i padëshiruar për Trumpin.

Goditja që do të marrë Rama

Deri më tani, takimet e pakta me ndërkombëtarët që i ka shitur si sukses, Rama i ka fituar me kartën e Sorosit. Këdo lider që Soros e ka pranë vetes dhe ka bashkëpunim, nuk ja kanë refuzuar ftesën e takimit me kryeministrin shqiptar. Fondacioni Shoqëria e Hapur ushtron aktivitetin në Shqipëri prej 28 vjetësh. Rama është një ish-anëtar bordi drejtues i SOROS dhe një pjesë e mirë e ministrave të 3 kabineteve të tij kanë punuar me SOROS si marrës grantesh, bursash, apo aktivistë të iniciativave të fondacionit.

Edi Rama ka ndjekur në perfeksion çdo direktivë që ka ardhur nga Fondacioni dhe kjo besnikëri është shpërblyer padyshim me kredenciale politike, gjë e cila nuk është aspak problem për Fondacionin dhe miliardat që disponon. Janë të njohura publikisht lidhjet e Fondacionit me anëtarë të PE-së dhe politikanë të njohur nga Brukseli. Soros në vitin 1998-2000 do të financonte mbi 1 milion dollarë për Ramën, në kohë kur ai ishte ministër i Kulturës. Po ashtu ai financoi projekte dhe shoqata të ndryshme për të ndryshuar imazhin e tij pasi shumëkush në atë kohë në Shqipëri kishte vlerësime jo fort pozitive për kryeministrin aktual. Më pas në 2003 Soros vendosi për themelimin e “Mjaft” për llogari të kryesocialistit, me qëllimi krijimin e polit të tretë në vend.

Aleks Sorosin e kemi parë në çdo takim të rëndësishëm në Ballkan, ku ka qenë të pranishëm, Rama dhe liderë të tjerë. Shpesh herë, Soros e ka nxjerrë nga “balta” Edi Ramën. Kryeministri i ka qëndruar besnik. Madje, takimi me shqiptarët në New York duket se nuk ishte arsyeja kryesore e udhëtimit të Edi Ramës në SHBA. Rama shkoi atje për ditëlindjen e Aleks Sorosit. Ky i fundit festoi 39-vjetorin e lindjes, ndaj Rama mori me vete gjithë familjarët për të festuar. Por me ardhjen e Trump në krye të SHBA, kjo situatë mund të ndryshojë. Sponsorizimi i tij mund të ndërpritet dhe mbështetja ndërkombëtare ndaj kësaj qeverie që çdo ditë i arrestohet nga një personazh, mund të rrëzohet. Këtë gjë do ta tregojë koha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related