Ja informacionet që kanë shërbimet e huaja sekrete për Ilir Metën, nga vendi ku ka investuar të gjithë floririn që vodhi në Krrabë, te grabitja e 100 milionë dollarëve që solli SHBA, deri te shumat marramendëse që ka marrë nga 43 kriminelët më të njohur në Shqipëri, Idajet Beqiri zbardh të fshehtat tronditëse

Data

Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka hedhur akuza të forta në adresë të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Gjatë një interviste, avokat Beqiri foli informacionet që kanë shërbimet e huaja sekrete për Ilir Metën, duke nisur nga vendi ku ka investuar të gjithë floririn që vodhi në Krrabë, te grabitja e 100 milionë dollarëve që solli SHBA, deri te shumat marramendëse që ka marrë nga 43 kriminelët më të njohur në Shqipëri. Madje zoti Beqiri akuzoi Metën se kur ishte kryeministër vodhi në Bankën e Kursimeve të Shqipërisë asokohe plot 158 milion dollarë, që sipas tij, ishin lekë nga firmat piramidale.

-Avokat Beqiri, kryeministri Edi Rama në një deklaratë të gjatë sa i takon drejtësisë tha se përveç djalit nuk mbaj askënd të mbrojtur para drejtësisë. Si e pe fjalimin e Ramës?

Më ka bërë përshtypje, siç iu ka bërë përshtypje të gjithë shqiptarëve dhe nuk e kam parë asnjëherë në pozita të tilla Edi Ramën e të fliste me një gjuhë të tillë kundër korrupsionit. Në rastet kur kanë dalë problemet në Bashki, ka patur distancim por ka qenë thuajse i butë, ka qenë në aspektin mbajnë vetë përgjegjësi, etj. Në këtë fjalim, Rama ka arritur të vlerësojë me këmbë në tokë, ky vend u pushtua, e do ta quaja njëlloj si pushtimi nazi-fashist, njëlloj si pushtimi nga diktatura komuniste, njëlloj është dhe ky i sotmi i pushtimit nga korrupsioni. Që në 92-shin hyri kjo farë e keqe dhe u ndërtua një sistem korruptiv që me shkatërrimin e fabrikave, uzinave, ushtrisë të cilat u përdorën dhe u shitën për skrap ose iu morën dhe iu dhanë militantëve të PD-së së asaj kohe. Dhe ndërtuan sistemin lufto të marrësh vota, qoftë duke i vjedhur, qoftë duke u bërë mish për top, qoftë dhe duke bërë masakër zgjedhore si në 96-ën ën Maj, duke gjakosur edhe opozitën, sepse do të marrësh pushtet. Dhe po more pushtet, ti do të shkosh o në doganë, o në tatime, o në polici, etj, dhe atje do të zësh lekë atje. Ti do vesh dhe do ta mbushësh xhepin mirë, ky sistem u ndërtua dhe kësaj iu dha prioritet. Ai sistem nuk u pranua dhe ne duam apo nuk duam ta pranojmë, nga viti 92 e deri më sot ne jemi të pushtuar jo nga korrupsioni, një lloj luftë që bëjnë të mëdhenjtë duke iu shmangur tatimeve, taksave, gjejnë rrugë për të shpëtuar dhe bërë para në kurriz të ligjit, madje ndonjëherë diktojnë dhe legjislacionin, blejnë ligje nëpërmjet deputetëve apo sekserëve të ndryshëm që janë fëmijë të kryeministrit, dhëndri i kryeministrit apo i një ministri konkret, etj dhe këtu duket ajo që i tregojnë aftësitë e tyre. Ndërsa ne nuk kemi të bëjmë me këtë lloj korrupsioni, ne kemi po ashtu vjedhje ordinere në këtë vend, vjedhje banale, vjedhje hapur në dritë të diellit pa patur pikën e trupit. Dhe në këtë aspekt ne themi jemi të pushtuar. Deri tani Ilir Meta thotë më gjeni një provë se çfarë korrupsioni kam bërë unë. Po nuk është problemi, i kemi numëruar 120. Unë po iu them vetëm një që është banale kushdo që e dëgjon. Në Bankën e Kursimeve të Shqipërisë ishin 158 milion dollarë, lekë nga firmat piramidale, ky si kryeministër i mori dhe i vodhi ato. Ka bërë dokumente false dhe atë shumë e ka përvetësuar nëpërmjet njerëzve e bashkëpunëtorëve të tij. Ka një dosje për këtë problem. Ato ishin para rezervë në Bankën e Firmave Piramidale dhe duhej t’ju shpërndaheshin kreditorëve, Meta i ka përvetësuar këto para. Kjo është vjedhje banale se ti ke rregulluar të gjitha dokumentacionit, ke falsifikuar me firmë kryeministri dhe i mori dhe i përvetësoi këto.

-Ilir Meta ka paralajmëruar një tur ndërkombëtar, ka thënë do të vizitoj Londrën, Milanon, kur të gjithë kanë folur për telashet e tija me drejtësinë…

Problemi është ku do shkojë, do vejë në Londër. Shërbimet sekrete të Londrës, të cilat bashkëpunojnë me shërbimet sekrete tonat, e dinë jashtëzakonisht mirë që ato 51 ato asete shqiptare në Londër me një vlerë të jashtëzakonshme të cilat janë vënë vetëm nga ari shqiptar i viteve 2002-2003. Në atë periudhë janë vënë ato asete të Ilir Metës, tjetër punë në emër të kujt i ka vënë Ilir Meta. Dhe në emrin e atij që i ka kaluar, ai person po bën transaksione për t’i hedhur nga vetja e tij por nuk e justifikon dot ai person aq shumë sa i ka hedh mbi kurriz Ilir Meta dhe Londra e di mirë një gjë të tillë. Përveçse Amerika, përveç lobimit, tashmë SHBA është bindur me 100 përqind dhe e di të vërtetën e një afere tjetër që ka blerë Ilir Meta dhe është skandaloze për Shqipërinë dhe shqiptarët. Amerika na solli 200 mijë ton grurë dhe 100 mijë ton vaj, i solli ndihmë për Shqipërinë, të cilat bëjnë të rrumbullakosura 100 milion dollarë, me dokumenta të falsifikuara sikur janë skarco e iu ka ikur data e skadencës, sikur është prishur si mall dhe ne i hodhëm në det. Dhe gjoja të gjitha ato mallra u mbytën në det që i solli Amerika. Në fakt ato u shitën në Shqipëri nga Ilir Meta dhe banda e tij. Dhe këtë fakt Amerika e ka zbuluar, e nëse nuk e ka zbuluar u japim dhe dokumentet përkatëse sepse ka një nën dosje dhe për këtë çështje. Ku do shkojë dhe do mbytet Ilir Meta se në çdo vend që do të shkojë, ai atje ka gjurmë krimi, atje ka paratë e krimit, vjedhjet ordinere që ka bërë në këtë vend. Si do shkoj në një vend të huaj kur si ministër i Jashtëm, 43 kriminelë nga më të njohurit dhe të kërkuarit në Shqipëri nga INTERPOL-i dhe që ndiqeshin në Shqipëri i mori dhe i futi në delegacione të ministrisë së Jashtme me pasaporta diplomatike dhe i nxori jashtë. Pse falas mendoni se i bëri këto atyre 43 personave që ishin në thikë e në pikë, minimumi i tyre që ishin në situata të tilla paguan minimumi 50 mijë euro që të shpëtojnë kokën nga burgimi. Kjo është një dosje që flet e nuk është shpikje. Janë vjedhje banale dhe derisa ne jemi një vend i pushtuar nga korrupsioni, Edi Rama duhet të kuptojë mirë e të nxjerri mësimet e duhura që korrupsionin ta parandalojë. Nuk mund ta parandalojë vetëm duke thënë mbroj Zahon tim dhe për atë mbaj përgjegjësi por ti do mbash përgjegjësi nëse ndodh një krim në Këshillin e Ministrave. Do ta mbash përgjegjësinë në Këshillin e Ministrave, ministri përkatës të ministria e vetë edhe ministrat e tjerë te ministritë e tyre apo drejtori i një Ujësjellësi te ndërmarrja e tij. Në aspektin që ka një audit Këshilli i Ministrave dhe ky audit i Brendshëm është dhe polici financiare, dhe hetues dhe gjykatës. Nuk të fal ai e të zbulon të gjitha maskarallëqet. A kanë dërguar gjë në SPAK, ne nuk kemi parë gjë se janë të kalbur edhe vetë. Nëse janë të kalbur priji kalbësira dhe shikoji në rrënjë luftës kundër këtij pushtimi të vendit. Po nuk i shkove në rrënjë, do thyer kokën e qafën më keq sesa dy pushtuesit e këtij vendi. Në këtë pushtim që është pushtuar Shqipëria nga krimi dhe korrupsioni të bëra hapur, janë bërë nga një organizatë kriminale që ka në krye të vetë Sali Berishën, Ilir Metën dhe familjet e tyre. Dhe këto kanë bashkëpunëtorët tjerë të gjitha fushave, madje kanë në Polici, në Prokurori, këto kanë bashkëpunëtor dhe në Gjykata dhe është jashtëzakonisht e vështirë për ta luftuar këtë organizatë kaq të fuqishme kriminale. Ajo luftohet kur edhe vetë qeveria të vendos në veprim auditët e saj dhe ta ndihmojë SPAK-un dhe të mos e lërë në dorë të BKH-së apo 22 prokurorëve të SPAK-ut.

-Meta dhe Berisha kanë ndikim mbi prokurorët e SPAK-ut?

Kanë ndikim të fortë madje, me emra konkret pasi dhe ato vetë janë pjesë e krimit. O i ka emëruar, o i ka ngritur në detyrë, o ua ka dhënë kalimin e vettingut Argita Berisha dhe Ilir Meta nga ana tjetër. Me paratë e korrupsionit i kanë rregulluar të gjitha gjërat dhe në Policinë e Shtetit, në të gjitha llojet e Ministrive, në SHISH, se kanë paguar mirë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related