Italia ka rikonfirmuar mbështetjen e saj të plotë për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë gjatë takimit të zhvilluar në Romë mes ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, dhe Zëvendëskryeministrit e Ministrit të Jashtëm italian, Antonio Tajani.
Takimi i parë zyrtar mes dy ministrave u fokusua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në mbështetjen që Italia vazhdon t’i japë rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian.
Sipas njoftimit zyrtar, palët vlerësuan partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Italisë, të bazuar në lidhje historike, miqësi të ngushtë dhe interesa të përbashkëta strategjike.
Gjatë bisedimeve u trajtuan një sërë çështjesh që lidhen me dialogun politik, sigurinë, mbrojtjen, migracionin, energjinë, ekonominë, turizmin, kulturën dhe bashkëpunimin mes qytetarëve të dy vendeve.
Ministri Hoxha vlerësoi gjithashtu rolin e Italisë si partneri kryesor tregtar i Shqipërisë dhe një nga investitorët më të rëndësishëm në sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare.
Nga ana e tij, Tajani riafirmoi mbështetjen e Romës për integrimin evropian të Shqipërisë, në një periudhë kur procesi i negociatave me BE-në po hyn në një fazë të rëndësishme të hapjes dhe mbylljes së kapitujve negociues.
Takimi konfirmoi edhe një herë se Italia mbetet një nga aleatët më të rëndësishëm të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
