Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Memaliaj. Sipas dëshmitarëve okularë mjeti është përfshirë nga zjarri ndërsa ka qenë i parkuar në afërsi të banesës së pronarit që e disponon.
Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës me grupin e efektivëve duke shuar flakët, ndërsa makina është dëmtuar.
Dyshohet që shkak i zjarrit të jetë një shkëndijë në sistemin elektrik të makinës.
Ka nisur puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
