Ish-deputeti Alqi Bllako dënohet me 2.8 vjet për inceneratorin e Tiranës, zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme

Data

Gjykata e Posaçme shpalli ditën e djeshme vendimin për çështjen penale në ngarkim të ish-deputetit socialist, Alqi Bllako, duke e deklaruar atë fajtor për korrupsion pasiv në dy raste lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës. Gjykata vendosi dënimin e tij me 4 vjet burg, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 2 vjet e 8 muaj heqje lirie. Po ashtu, u pranua kërkesa e SPAK për dënimin plotësues për ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet.

Prokuroria kërkoi në konkluzionet përfundimtare dënimin e Bllakos me 5 vjet, që me uljen e 1/3-ës për arsye të gjykimit të shkurtuar, mbetej 3 vjet e 4 muaj. Hetimet për Bllakon në këtë çështje lidhen me kontratën koncesionare të vitit 2017 për ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e vend-depozitimeve ekzistuese në Tiranë, të lidhur mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related