Irani kundërpërgjigjet pas sulmeve pranë centralit të Bushehr: Garda Revolucionare godet anije në Ngushtica e Hormuzit dhe rrit tensionet në rajon

Data

Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar më tej pas sulmeve amerikano-izraelite pranë centralit bërthamor të Bushehr, me Iranin që ka reaguar duke goditur një anije në Ngushtica e Hormuzit.

Garda Revolucionare iraniane njoftoi se ka shënjestruar një anije kontejnerësh të identifikuar si “MSC Ishyka”, e cila sipas saj kishte lidhje me Izraelin. Sulmi u krye me dron dhe, sipas deklaratave zyrtare, anija është përfshirë nga flakët.

Deri tani nuk ka të dhëna të sakta mbi dëmet apo për fatin e ekuipazhit, ndërsa burime të ndryshme konfirmojnë se anija mban flamur liberian.

Ngjarja vjen menjëherë pas raportimeve për një sulm ajror pranë centralit bërthamor të Bushehr, ku një roje sigurie humbi jetën dhe u shkaktuan dëme në një ndërtesë të kompleksit, pa prekur strukturat kryesore.

Ndërkohë, sipas kompanisë ruse Rosatom, rreth 200 persona janë evakuuar nga zona e centralit, në një operacion që mbetet ende i paqartë nëse lidhet drejtpërdrejt me sulmet.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat më të ndjeshme globale për transportin e naftës, dhe çdo incident në këtë zonë rrezikon të ketë pasoja të mëdha për sigurinë dhe ekonominë ndërkombëtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related