Iranianët do t’i japin lamtumirën Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në një ceremoni mortore që do të mbahet sot në Teheran.
Sipas mediave shtetërore iraniane, ceremonia do të zhvillohet në orën 22:00 në vendin e lutjeve të Imam Khomeinit. Autoritetet kanë njoftuar se homazhet do të zgjasin për tre ditë.
Procesi i varrimit pritet të bëhet i ditur pas përfundimit të ceremonive mortore, ndërsa pritet që në homazhe të marrin pjesë mijëra qytetarë dhe zyrtarë nga vende të ndryshme.
Ajatollah Ali Khamenei raportohet se u vra gjatë sulmeve të fundit ajrore amerikane në Iran, ngjarje që ka përshkallëzuar më tej tensionet në rajon.
