Iran pretendon goditjen e një depoje ukrainase në Emiratet e Bashkuara Arabe, reagim nga Volodymyr Zelensky

Data

Ushtria e Iran ka deklaruar se ka goditur një objekt në Emiratet e Bashkuara Arabe, që sipas saj përdorej për të mbështetur operacionet amerikane në rajon.

Në një njoftim zyrtar, autoritetet iraniane thanë se objektivi ishte një depo e sistemeve ukrainase kundër dronëve në Dubai, e cila, sipas tyre, ishte e lidhur me aktivitetet e ushtrisë amerikane.

Deklarata u bë nga Qendra e Komandës së Përbashkët “Khatam al-Anbiya”, e cila gjithashtu pretendoi se në shënjestër janë vënë edhe zona ku ndodhen forcat amerikane.

Nga ana tjetër, nuk ka ende konfirmim të pavarur për dëmet apo përmasat e sulmit.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë një vizite në Emiratet e Bashkuara Arabe, njoftoi se dy vendet kanë rënë dakord të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke shtuar një dimension të ri në tensionet e vazhdueshme rajonale.

Ngjarja vjen në një moment përshkallëzimi të konfliktit në Lindjen e Mesme, ku përfshirja e aktorëve të rinj dhe zgjerimi i objektivave ushtarake po rrit shqetësimet për stabilitetin ndërkombëtar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related