Hysni Eshja nga Elbasani tregon për emisionin “Stop” se prej 20 vitesh është invalid i grupit të parë, por ai nuk përfiton rimbursimin e naftës duke qenë se ka marrë një makinë. Prej vitesh shprehet se është sorollatur nga Sigurimet Shoqërore.
Sipas sektorit të financës nga Sigurimet Shoqërore Elbasan, nuk ka më një ligj për rimbursimin e naftës së invalidëve, por janë vetëm disa persona të cilët kanë përfituar prej vitit 2005. Në këtë skemë, sipas zyrtares lokale, janë vetëm 30 veta nga Elbasani. Të tjerë nuk futen më.
Qytetari: Kam një njeriun tim që është tetraplegjik.
Financa: Po!
Qytetari: Dhe nuk merr dot naftën këtu tek institucioni juaj falas.
