Incident në Parlament, Noka shtyn me forcë Shehajn nga foltorja

Data

Pasi kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj bllokoi flotoren, ai është përplasur në Kuvend me deputetin demokrat Flamur Noka.

Noka i kërkoi të lironte foltoren, duke i thënë “Largohu, se je bërë klloun i Erion Veliajt këtu”.

Ndërsa Shehaj nuk lëviz, Noka i thotë “Agron, m’u hiq” dhe më pas e shtyn me shpatull.

“Kur të them unë largohu, mu largo. Mbylle tani”, i tha Noka, ndër të tjera, ndërsa Shehaj hyn sërish live në rrjete sociale.

Noka ia kap telefonin nga duar dhe ia hedh, më pas ndërhyn Garda.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related