Seanca plenare në Kuvend ka degraduar në përplasje fizike, ku Flamur Noka ka goditur me një shishe uji Taulant Balla.
Ngjarja ndodhi pas një serie debatesh të ashpra në sallë, ku drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, i hoqi Nokës të drejtën e fjalës. Kjo solli reagimin e deputetëve të opozitës, të cilët bllokuan foltoren.
Për shkak të tensioneve, seanca u ndërpre. Pikërisht në momentin e ndërprerjes, Noka, i rrethuar nga deputetë të tjerë të Partisë Demokratike, iu afrua Ballës dhe e goditi me një shishe uji.
Incidenti është një nga përplasjet më të forta të regjistruara së fundmi në Kuvend, duke reflektuar një klimë të rënduar politike dhe mungesë të dialogut mes mazhorancës dhe opozitës.
Ngjarja pritet të sjellë reagime të mëtejshme politike dhe mund të pasohet me masa disiplinore ndaj deputetëve të përfshirë.
