Inceneratori i Plarent Ndrecës

Data

Në datën 26 dhjetor të vitit 2019, Plarent Ndreca, asokohe sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Brendshme nxjerr një urdhër prokurimi me numër 10733. Shkresa urdhëronte që të kryhej prokurimi me objekt “Studim, Projektim për disa projekte tip, objekte të Policisë së Shtetit. Fondi limit u përcaktua 55.2 milionë lekë pa tvsh.

Urdhri i prokurimi u nxorr pa marrë më parë konfirmimin e ministrisë së Financave se fondet ishin brenda tavanit buxhetor të lejuar për angazhime. Por kjo ishte shkelja më e vogël. Ajo që ka ndodhur në vijim është një manual rrëmbimi dhe plaçkitje e fondeve buxhetore, që do të kishin zili dhe kaçakët e kahershëm në male.

Tenderi me negocim të drejtëpërdrejtë u zhvillua brenda vetëm 5 ditëve nga nxjerrja e urdhrit të prokurimit. Në datën 30 dhjetor ministria e Brendshme shpall fitues të tenderit 520 mjë euro bashkimin e kompanive Derby-E dhe Ape shpk.

Një ditë më vonë, në datën 31 dhjetor, Plarent Ndreca nga pozita e nëpunësit të autorizuar, nënshkruan kontratën. Në po të njëjtën ditë, zoti Ndreca në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë, me urdhërin nr. 10504 urdhëron ngritjen e grupit të punës për marrjen në dorëzim të projektit. Dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, në të njëjtën ditë, kompania Derby-E i lëshon faturë ministrisë së brendshme në vlerën 25 milionë lekë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related