Imuniteti i Ballukut kthehet në mburojë politike kundër SPAK

Data

Kuvendi ka shtyrë sërish shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke zvarritur procedurën që do t’i hapte rrugë arrestimit të saj. Vendimi u mor nga kryeparlamentari Niko Peleshi, me arsyetimin se duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e saj nga detyra.

Partia Demokratike e cilëson këtë veprim si një operacion të koordinuar politik mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, me qëllim bllokimin e SPAK-ut dhe mbrojtjen e Ballukut. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se zvarritja nuk është rastësore, por pjesë e një skeme të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.

Sipas PD-së, shtyrja e vendimmarrjes i jep kohë Ballukut për prishje provash dhe intimidim dëshmitarësh, ndërsa cenon rëndë funksionimin e drejtësisë. Opozita thekson se shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese nuk ka asnjë lidhje ligjore me kërkesën e SPAK për arrestim dhe se përdoret vetëm si justifikim politik për vonesat.

Debati mes mazhorancës dhe opozitës pritet të përshkallëzohet, ndërsa çështja Balluku po shndërrohet në një test të fortë për pavarësinë e institucioneve dhe Reformën në Drejtësi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related