Ilir Metës i priten shpresat për të dalë nga burgu, GJKKO e le në qeli, ish-presidenti reagon ashpër, akuzon Ramën…

Data

Apeli i Posaçëm i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë dje në burg ish-presidentin Ilir Meta, duke mos ndryshuar masën e sigurisë. Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, kërkoi heqjen e “arrestit në burg” dhe caktimin e një mase tjetër më të lehtë. Por trupa gjykuese e Apelit të Posaçëm rrëzoi kërkesën e Ilir Metës, duke e lënë në qeli ish-Presidentin. Të pranishëm në seancë ishin prokurorët e SPAK që po hetojnë dosjen, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, ndërsa Ilir Meta nuk ishte prezent. Ai përfaqësohej nga avokati Kujtim Cakrani.

Në përfundim të seancës, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, shprehu zhgënjim nga vendimi i gjykatës, duke thënë se arriti të ngrihet në lartësinë e detyrës. Ai tha se Meta qëndron në paraburgim pa arsye, teksa gjykatësit i konsideroi rrogëtarë. “Kjo drejtësi sot i arreston qytetarët dhe nuk arrin të përfundojë hetimet. Përpara pyetjeve që kam bërë përse duhet të qëndrojë presidenti në burg, as të dy prokurorët nuk dhanë asnjë shpjegim. Edhe të pyetur nga gjykata ishin të pafuqishëm, nuk kishin një arsye reale. Ne arsyet tona i dimë. Presidenti i Republikës po mbahet në kushtet e paraburgimit jo normale, por në kushtet e persekutimit politik. I janë mohuar të drejtat elementare, telefonatat. Gjykata këto i lejon, këta nuk janë gjyqtarë këta janë rrogëtarë, janë të varur dhe të kapur. Gjykata sot nuk u ngrit dot në lartësinë e duhur”, u shpreh avokati Kujtim Cakrani dje për mediat.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related