Ilir Meta rrëfehet nga “313-ta”, tregon provën në dosjen e SPAK që implikon edhe Edi Ramën, distancohet nga…

Data

Ilir Meta rrëfehet nga “313-ta”, tregon provën në dosjen e SPAK që implikon edhe Edi Ramën, distancohet nga Monika Kryemadhi dhe paralajmëron se do të kandidojë në zgjedhjet e 2025

Nga qelia e tij në “313”, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpërthyer në akuza të forta që tronditin skenën politike dhe drejtësinë në Shqipëri. Ish-presidenti, i ndodhur përballë SPAK-ut, nuk i kurseu zbardhjet tronditëse, duke implikuar edhe kryeministrin Edi Rama në dosjen që po hetohet.

Gjatë një interviste për “Syri TV”, zoti Meta, me tone sfiduese, distancohet nga Monika Kryemadhi dhe pozicionohet si lider i palëkundur, duke paralajmëruar rikthimin e tij në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të këtij viti. Përmes një retorike të fuqishme, ai denoncon kapjen e shtetit dhe përdorimin e drejtësisë si mjet politik, ndërsa garanton vazhdimin e betejës së tij për liri dhe drejtësi.

Mes provave dhe pyetjeve të drejtpërdrejta ndaj SPAK-ut, Meta duket i vendosur të sfidojë sistemin, duke thënë se kjo është vetëm fillimi i një beteje historike. Premtimi i tij për të mos u tërhequr dhe për të udhëhequr opozitën në zgjedhje tregon vendosmërinë e një lideri që kërkon të rikthejë fuqinë popullore në zemër të politikës shqiptare.

-Z. Meta, këtë martë ju u pyetët nga SPAK gati 3 muaj pas arrestimit tuaj të bujshëm. Çfarë ndodhi në atë që ju e quajtët seancë reciproke të marrjeve në pyetje midis SPAK dhe juve?

Seanca në vetvete ishte konstruktive edhe pse ajo ishte një vazhdim i cenimit të procesit të rregullt ligjor ndaj meje. E theksoj këtë pasi unë fatmirësisht u njoha me faktin se do pyetesha në SPAK vetëm nga titrat e një TV pranë regjimit 24 orë përpara dhe fiks këto titra dolën në të gjitha ekranet e TV që janë financuar nga inceneratorët vetëm 2 minuta pasi gjyshja e tre fëmijëve të mi doli nga SPAK-u e rrethuar nga dhjetëra media.

Kur ju ngritëm këtë pretendim përfaqësuesve të SPAK- ut, se nuk kishim njoftim zyrtar sipas ligjit dhe procedurave, ata u habitën sepse ky njoftim ishte firmosur që në 30 Dhjetor, ndërkohë që edhe tani që po ju përgjigjem, kjo shkresë ende nuk ka ardhur te qelia ime Nr.5, e cila në vijë ajrore është vetëm 100 metra nga zyrat e SPAK. Por dua të theksoj se seanca nisi me pyetjen apo kërkesën time se ç’bëhej me kallëzimin tonë për ndjekje penale për përgjegjësit e arrestimit tim të paligjshëm të dorëzuar në 6 Dhjetor, për të cilën morëm përgjigje se po hetohej nga një prokuror tjetër.

Më pas ne iu përgjigjëm në mënyrë shumë korrekte çdo pyetje të bërë ashtu siç kam bërë edhe në të kaluarën kur jam pyetur për çdo çështje. Natyrisht që në fund të pyetjeve të tyre dhe përgjigjeve që dhashë si person nën hetim, në cilësinë time si President i Partisë së Lirisë, meqenëse interesi i tyre ishte në fushën e lobimeve edhe unë i pyeta për dy çështje me interes të lartë publik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related