Ilir Meta nga burgu: “Jam në mision për të mbrojtur pluralizmin dhe identitetin kombëtar – Shqipëria nuk është tualeti i askujt”

Data

Ilir Meta ka dhënë një intervistë për “Syri TV” nga burgu, ndërsa ka folur për zhvillimet politike dhe ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.  Nano kur ishte në burg tha një fjali kuptimplote se çdo politikan duhet të bëjë burgun e tij dhe unë po e bëj plot vetëbesim për të ardhmen time dhe të vendit tim. Më mirë këtu në qelinë numër 5 të vendit tim se kudo tjetër në botë. Atë ëndërr që unë nuk e realizova për vete për të studiuar jashtë e realizova për tre fëmijët e mi. Në moshën e tyre unë isha ose anëtar Qeverie, ose nënkryetar i PS, ose në krye të Lëvizjes Studentore, që solli pluralizmin politik. Unë vetë jam jo vetëm një protagonist i sjelljes së pluralizmit politik, por jam edhe një krijesë politike e tij, ndaj është detyra ime ta mbroj edhe këtu “shtetrrethimin” nga Narkoshteti që kërkon të asgjësojë bashkë me pluralizmin politik edhe familjen shqiptare me ligjin sorosist dhe identitetin tonë kombëtar e kulturor dhe ta shndërrojë Shqipërinë në një territor për pastrimin e parave të mafias ndërkombëtare.

Çdo shtëpi ka një tualet. Ne nuk duhet të pranojmë që Shqipëria të jetë tualeti i askujt. Kombi ynë ka ekzistuar edhe para formimit të NATO-s edhe përpara themelimit të BE. Ne do të ekzistojmë edhe në të ardhmen se nuk jeni racë që shuhemi, por që mbijetojmë. Koha do ta provojë. Me qetësi dhe llogari. Vasil Laçi ishte një fëmijë jetim kur vuri në vend dinjitetin e një kombi të tërë të poshtëruar nga pushtimi dhe dha jetën në lulen e rinisë për të zgjuar krenarinë dhe rezistencën kombëtare. Askush nuk i mban mend tërë ata shqiptarëfolës që duartrokisnin pushtuesin atë ditë te rruga e Durrësit. Por të gjithë do kujtojnë me nderim veprën e Vasil Laçit. Askush më 7 Prill nuk nderon ish-Mbretin Zog edhe pse ai pati meritën të refuzonte pushtimin. Por të gjithë kujtojnë më 7 Prill një oficer të thjeshtë si Mujo Ulqinaku, që shpëtoi nderin e Shqipërisë. Toka jonë nuk i duron dot çibanët e huaj. Kjo do provohet shumë shpejt. Unë kam lindur në familje patriotësh të njohur në krahinën e Skraparit dhe jam krenar që eci në rrugën e gjyshërve të mi. Malet tona më të larta”, deklaron ndër të tjera Meta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related