Ilir Demalia flet hapur, nga sëmundjet që ka Ervin Salianji për të shpëtuar nga burgu, te arsyeja e fortë pse SPAK nuk po pret fletë-arrestet “VIP”, ja pse Rama duhet të pastrojë kabinetin dhe këshilltarët rreth tij

Data

Analisti i njohur Ilir Demalia, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Si fillim, Demalia ka vendosur në “shënjestër” deputetin e PD Ervin Salianji.  Seancat e tij në Apel të dënuar nga Shkalla e Parë për shpifje kanë dështuar shpesh. Salianji dhe avokati kanë deklaruar se janë të sëmurë, saqë s’mund të shkojnë dot deri tek Gjykata e Apelit në qendër të Tiranës. Demalia ka numëruar me ironi arsyetimet qesharake të Salianjit. “Ervin Salianji, një provincial i ardhur nga atje ku ha pula gurë, se si bilbëlon banak me banak mediatik për drejtësi, kur ky është dënuar 1 vit burg nga gjykata shkallës parë për çështjen Babale dhe i shmanget gjykatës apelit me procedure, njëherë jam me majasill, njëherë kam kollë, pordhë dhe të vjella, njëherë më ka rënë skallo nga…., njëherë më dhëmb bibilushi nga…njëherë…Ku ke rënë moj e mjera Shqipëri?!!”, tha ai.

Dorëheqja si deputet

Nga ana tjetër, Demalia i ftuar në një studio televizive u shpreh se nëse do ishte sot një deputet i Parlamentit të Shqipërisë, do të kishte dhënë dorëheqjen. Ai thotë se të gjithë deputetët pa përjashtim nuk kanë ardhur me aksionet e tyre, kontributet e tyre dhe nuk kanë ardhur me vlerat e tyre por si emërim të lëpirjes së b*ës së kryetarëve. “Nëqoftëse do të isha për një minutë deputet në atë Parlament, ku një njeri ndihet i pafuqishëm, për shkak të integritetit që unë kam do të jepja dorëheqjen dhe do t’i thoja votuesve të mi me pamundësinë për të qenë pjesë e këtij Parlamenti për të ndryshuar diçka apo për të sjellë një kulturë tjetër, e shoh veten të pafuqishëm dhe largohen nga Parlamenti. Kjo do të ishte gjëja më dinjitoze e një deputeti që ka shtyllë kurrizore, që ka integritet, personalitet dhe është i ndershëm me publikun. Por kjo nuk ndodh në Parlamentin Shqiptar sepse të gjithë pa përjashtim nuk kanë ardhur me aksionet e tyre, kontributet e tyre dhe nuk kanë ardhur me vlerat e tyre por si emërim të lëpirjes së b*ës së kryetarëve”, u shpreh Demalia.

SPAK ka frikë se prish ekuilibrat

Ai thotë se SPAK i ka gati dokumentet që mund të prangosë dhe emra shumë të njohur, por nuk godet pasi ka frikë se prish ekuilibrat. “Ajo që kemi vuajtur ne si shtet dhe si shoqëri historikisht që prej themelimit të shtetit shqiptar, është padrejtësia. Ne nuk kemi ndërtuar dot ende edhe sot që flasim një shtet të së drejtës. Tani ky Dumani që i kanë dhënë të gjithë kompetencat, mbështetjen e ndërkombëtarëve me pagesa dhe me çdo gjë. Unë po të isha në vend të tij, e para do të vendosja drejtësi me çdo kusht por i bindur, nuk mendoj që ka mungesë dokumentacioni por ka frikë për mos prishjesh ekuilibrash. Them frikë se e para vetë drejtësia që është krijuar në Shqipëri, qoftë dhe me SPAK-un, kanë qenë pjesë e këtij sistemi dhe nuk kanë si të kenë dalë këto të kulluarit. P.sh., për Dumanin flitet për një shtëpi që ia ka dhënë kisha, nuk e di sa e vërtetë është. Unë po të isha në vend të Dumanit, ja çfarë do të bëja. Në 30 vite e di që kjo gjë do fuqi dhe njerëz por ato dy prokurorët italian e dini që do vrisnin. Tani do thuash që është e lehtë ta them unë prej këtu, jo më jo e bëj se të gjithë një ditë do të vdesim, por problemi është se çfarë do të lejmë ne”, tha Demalia.

Roli si  kryeministër

I pyetur se nëse do të ishte si kryeministër, çfarë do të bënte me këtë qeveri. Si kryeministër i vendit, e para unë do të pastroja mendimin tim dhe atë kabinet dhe ato këshilltar që ka Rama dhe do të gjeja njerëz që të më këshillonin dhe jo t’i këshilloja. Edhe Rama në këtë aspekt, megjithëse e ka anën estetike, oratorinë, përgatitjen kulturore në një nivel shumë më të lartë se të gjithë këto që janë në opozitë, përsëri e ka atë kompleksin që mendon më shumë për pushtetin se çfarë do të bëj me atë pushtet që ka. Kjo sjell atë korruptimin e bashkëpunëtorëve, që lë ta marrim se Rama nuk është i korruptuar por lejon bashkëpunëtorët që t’i shërbejnë atij dhe korruptohet i gjithë sistemi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related