Një qytetare është drejtuar në “Stop” në Tv Klan me ankesën lidhur me ilaçin Viread që trajton hepatitin B. Ajo shprehet se më parë këtë ilaç e merrte me 112 mijë lekë të vjetra në farmacinë e spitalit. Por prej pesë muajsh e merr me 135 mijë lekë të vjetra. Ajo thotë se po abuzohet me çmimet e ilaçeve.
“Stop” bën një vëzhgim në 8 farmaci në kryeqytet dhe nuk e gjen këtë medikament.
Farmacia 1
Qytetarja: Të lutem, e keni këtë ilaçin?
Farmacistja: Viread? Jo!
Farmacia 2
Qytetarja: Të lutem, e keni këtë ilaçin?
Farmacisti: Jo!
Farmacia 3
Qytetarja: Si jeni? E keni këtë ilaçin, të lutem?
Farmacistja: Jo! Nuk e kemi pasur ndonjëherë.
Farmacia 4
Qytetarja: E keni këtë ilaçin, të lutem?
Farmacia: Jo, nuk e kemi.
Farmacia 5
Qytetarja: E keni këtë ilaçin, të lutem?
Farmacistja: Nuk e kemi pasur asnjëherë.
Farmacia 6
Qytetarja: E keni këtë ilaçin, të lutem?
Farmacistja: Jo, jo!
Farmacia 7
Qytetarja: E keni këtë ilaçin, të lutem?
Farmacistja: Nuk e kam pasur asnjëherë.
Farmacia 8
Qytetarja: Si jeni? E keni këtë ilaçin, të lutem?
Farmacistja: Jo, nuk e kemi!
Për këtë problem emisioni i drejtohet Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, i cili përgjigjet se ilaçi Viread është në listën e barnave të rimbursueshme 2024, është alternativë e shtatë e principit aktiv Tenofovir 245 mg. Ky bar është me bashkëpagesë nga pacientët. Për sa i përket asaj nëse një ilaç mund të shitet me çmim më të lartë se ai që ka në vulë, argumentojnë se barnat e përfshira në listë janë të regjistruara në Republikën e Shqipërisë ose të pajisur me leje importi nga Ministria e Shëndetësisë që do të thotë se nuk duhet të kalohet çmimi i vulës.
