Ilaçet cilësore të paarritshme për pensionistët”- Vasili: Regresi në këtë fushë kaq delikate është i pandalshëm. Qeveria është e pamëshirshme edhe më shëndetin e shqiptarëve

Data

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka publikuar faktet se në Shqipëri është rritur masivisht importi  i barnave nga Turqia dhe se përfaqësitë e kompanive të njohura janë tërhequr nga Shqipëria.

Vasili shton se ilaçet cilësore  janë bërë të paarritshme sidomos për pensionistët, gjë që ka bërë të shtohet përdorimi i ilaçeve me cilësi të ulët.

Deputeti shprehet se Rama dhe qeveria e tij vjedh  qindra milion euro me koncesione në shëndetësi dhe lë pensionistët pa barna.

Sipas tij, kjo qeveri është e pamëshirshme edhe me shëndetin e shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Shtohen ilaçet me cilesi te ulet,ilaçet cilesore te paarritshme per pensionistet!
Nje nga momentet me jetike dhe shume te rendesishme per shendetin e qytetareve eshte trajtimi me barna.
Por regresi ne kete fushe kaq delikate eshte i pandalshem dhe ne perkeqesim te pandalshem.
Edhe pse vetem Pandemia ka lene komplikacione ne dhjetra mijra raste pa llogaritur semundshmerine e pergjithshme, gjendja e furnizimit me barna nga shteti per qytetaret vetem perkeqesohet dita dites
Shtohen barnat me cilesi me te ulet,nderkohe largohen masivisht kompanite, qe sjellin barna cilesore, pakesohet ne menyre te vazhdueshme fondi i rimbursimit dhe barra e trajtimit bie mbi qytetaret, te cilët shpesh nuk i blejne dot barnat nga varferia.
Per pensionistet trajtimet me ilace bashkekohore dhe cilesore jane absolutisht te pamundura per tu blere per shkak te pensioneve ekstremalisht te ulta, ndaj pensionistet trajtohen ose me ilace me cilesi te ulet ose nuk trajtohen fare.
Kurimi i dobet mjeksor po shton shume problemet sociale dhe komplikacionet e renda po rrisin shume kostot e trajtimit mjeksor ne spitalet publike, qe nuk po perballojne dot ngarkesen dhe nuk po arrrijne te trajtojne ne kohe qytetaret.
FAKTET FLASIN VETË:
🔴 Importet e barnave nga Turqia para vitit 2019 zinin vetëm 8 % të importeve totale ndersa ne 2023 zinin 17, pra rritje me shume 200%.
🔴 Ndërkohë që përfaqësitë e Kompanive te njohura boterore shumëkombëshe janë tërhequr nga Shqipëria. Nga 13 të tilla që ishin para disa vitesh, tani janë vetëm 3 prej tyre.
🔴 Vetem 44% e importeve te barnave rimbursohen nga shteti ndersa afer 60% paguhen nga qytetaret.
🔴 Buxheti i FSDKSH (struktura që financon shërbimet shëndetësore publike) është rritur me rreth 40%, ndërsa zëri i rimbursimit të medikamenteve vetëm 20%.
🔴 Në vitin 2019, fondi i rimbursimit zinte 24% të totalit të shpenzimeve të FSKDSH-së, ndërsa më 2024 vetëm 20.6%.
Te dhenat nga Monitor.
PERFUNDIM!
Rama dhe qeveria qe vjedh qindra milion euro me koncesione ne shendetesi i le pensionistet pa barna.
Paketa e masave shendetesore te Partise se Lirise per pensionistet i jep zgjidhje ketij problemi madhor me barnat per ta.
Qeveria u mbyll deren barnave cilesore e bashke me to edhe mundesine per nje trajtim mjeksor profesional dhe me rezultate te mira per shendetin.
Qeveria eshte e pameshirshme edhe me shendetin e shqiptareve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related