Ikën dritat 2 orë e vdiqën 4 pacientë”, QSUT reagon pas deklaratës së Vokshit: Jeta e pacientëve s’është cënuar! Më 5 prill pati luhatje të energjisë, por…

Data

QSUNT ka reaguar pas deklaratës së deputetes Albana Vokshis e në spital kanë ikur dritat për dy orë dhe për pasojë kanë humbur jetën 4 pacientë.

‘QSUNT shpreh keqardhje për deklaratat e pavërteta në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, të cilat afektojnë drejtpërdrejtë pacientët dhe shëndetin e tyre.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, sa i takon deklaratave të bëra nga anëtarët e komisionit për ndërprerje të energjisë elektrike në një prej godinave të këtij spitali sqaron si më poshtë vijon:
Në datë 5 Prill, në orën 1:30 të mëngjesit, punonjësit teknikë të shërbimit 24 orësh kanë konstatuar luhatje të energjisë elektrike pranë Shërbimit të Reanimacionit Qendror. I menjëhershëm ka qenë reagimi i teknikëve shtesë të gatishmërisë të QSUT-së të cilët në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i kanë dhënë zgjidhje kësaj problematike duke bërë të mundur rikthimin e furnizimit me energji elektrike dhe normalizimin e situatës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related