Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka treguar skenarin që po përdor ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ndërsa ka zbuluar edhe detajet nga vjedhjet e tij galopante që po i mundësojnë jetesën në një shtëpi që nuk jetojnë dot dhe më të pasurit e Zvicrës. Gjatë një interviste për gazetën avokat Beqiri u shpreh se ishte përgjegjësi e rëndë e kryeministrit Edi Rama që e çoi Arben Ahmetajn deri atje. Ai theksoi se Ahmetaj është njeriu i dytë pas Ilir Metës më i korruptuar në Shqipëri. Po ashtu, Beqiri tregoi për kryeredaktorin e gazetës “SOT” Rigels Seliman edhe akuzat që rëndojnë mbi zëvendëskryeministrin si dhe sa vjet burg rrezikon ai nëse këto akuza provohen. Nga ana tjetër, avokat Idajet Beqiri komentoi dhunën ndaj avokat Sokol Mëngjesit dhe bojkotin e Dhomës së Avokatisë. Sipas Beqirit, dhuna ndaj Mëngjesit si një akt barbar vjen pasi profesioni i avokatit nuk është vlerësuar në vendin tonë, ashtu si ai i gjyqtarëve apo prokurorëve. Sakaq, Beqiri shtoi se çdokush në Shqipëri ka nevojë për veting dhe jo vetëm avokatët, por shumë prej tyre nëse i nënshtrohen një procesi të tillë duhet të lënë profesionin, pasi sipas tij, nuk justifikojnë pasuritë që kanë. Ndërkohë, Beqiri theksoi se ka avokat që edhe kanë ndërruar emrat dhe janë marrë me trafiqe qeniesh njerëzore.
-Avokat Beqiri, Monika Kryemadhi ka bërë një propozim të fundit sa i përket statusit të deputetit, ku thotë se mos dhënia e informacionit ndaj Kuvendit, qoftë edhe ndaj një deputeti të konsiderohet si një vepër penale. Avokat si e konsideroni ju propozimin e Monika Kryemadhit nga ana ligjore?
Është një absurd. Në vend që të merret me atë që duhet të merret, ajo tani nuk ka vend të hidhet degë më degë e të bëj gjëra që janë anti-kushtetuese. Problemi është që veprimtarinë, Kuvendi i Shqipërisë e ka te rregulluar me kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e ka të rregulluar me ligjin e posaçëm. Me rregulloren qe ka miratuar vete edhe sesi raportojnë dhe informojnë deputetët, janë të përcaktuara. Ato janë përfaqësues të popullit dhe si përfaqësues, ata nuk kanë pse të presin që t’i informojë dikush ata. Ata duhet ta informojnë Kuvendin, ata duhet të ngrejnë zërin e popullit ne Parlament dhe nuk duhet të presin se çfarë do t’i japi. Po bëhet mëzor faktor në një moment kur mbi kurrizin e saj dhe të burrit të saj, ka aq shumë akuza të rënda. E në vend se të japin shpjegime për këto dëme të jashtëzakonshme që i ka bërë vendit, shqiptarëve e Shqipërisë, ajo bën sikur si ka ndodhur gjë fare.
-Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të bëjë thirrje për protesta, me qëllim rrëzimin e qeverisë. Keni një koment?
Është një protestë që ka një vijë në vazhdën e emisionit të RAI3, një dokumentar që u dha kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, sepse problemin e brendshëm të tyre, ku atë problem që ka e majta italiane brenda kundër Melonit dhe për atë marrëveshje që bëri me kryeministrin tonë dhe që i jep pikë Melonit e ia shton votat për në Parlamentin Europian, e fuqizon si forcë. Ata në mënyrë manipulative, ku d.m.th. edhe të manipuluar ishin por edhe manipulator vetë në të gjithë atë mision, e futi edhe Shqipërinë të kësaj loje të pisët çka nuk e meriton as Shqipëria dhe as shqiptarët. E gjitha ishte e ndërtuar shumë keq, anti-shqiptare dhe ishte e veshur me akuza rruge. Akuzat e brendshme këtu ishin nga njerëz pa personalitet, nga njerëz që Rama me të drejtë e tha, një non-gratë që duhet të përgjigjet për krimet që ka bërë, si për ‘Partizanin’ apo dhe për 100 krime të tjera që janë katastrofë e deri në vrasje masive e gjenocid që ka bërë kundër këtij populli e këtij vendi, si trafiku i armëve, karburanteve që furnizonte, për të zhdukur Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën. Me njerëz të tillë ndërtuan një reportazh, i cili ishte jashtëzakonisht i rëndë dhe i papranueshëm për ne. Ishte një reportazh që tregon sesa të ligj e anti-shqiptar kemi këtu brenda e duan ta shikojnë të pjekur Shqipërinë, të pjekur shqiptarët, thjesht e vetëm për të mbuluar krimet e tyre. Nga ajo protestë që ai bën thirrje, e para Berishën nuk do i vij njeri e do të diskreditohet, ai me këtë protestë do i ulë vlerat dhe më shumë vetes sepse Shqipëria dhe shqiptarët, kur panë Ramën që drejtpërdrejtë i tha gazetarit që hajde të ballafaqohemi e me elokuencën e tij, mprehtësinë e informacionin e argumente, iu dha mësimin e duhur e mbrojti Shqipërinë e shqiptarët dhe fitoi pikë në çdo lloj aspekti dhe për zgjedhjet e 2025-ës. Ndërsa këto me atë protestë, duan të ligjërojnë anti-shqiptarizmin e tyre.
-Avokat çfarë ndikimi pritet të ketë intervista e dhënë në televizionin “RAI 3” për Arben Ahmetaj?
Asnjë lloj ndikimi, veç një flluskë sapuni ku nuk ka asnjë lloj ndikimi. Përveç një ndikimi negativ ku aq më tepër duan të përdorin si dëshmitar dhe marrin dëshmitar Ahmetaj. Në ka njeri që nuk duhet të flasi dhe në ka njeri që duhet të tregohet i penduar thellë, duhet të jetë pikërisht ky person. Ne e kuptojmë që do të marrë azilin politik dhe për t’u bërë i besueshëm atje e të marr azilin politik ky do të vjell tani. Faktikisht është një njeri që nuk e beson askush. Sepse përbën në vetvete njeriun më të korruptuar pas Ilir Metës dhe familjes Berisha, njeriu më i korruptuar, njeriu më bastard që ka parë ndonjëherë ky vend. Ky është trinomi që e mbyll. Në aspektin që e ka filluar korrupsionin që kur ishte fëmijë dhe vazhdoi me korrupsionin. Ky njeri, e ka filluar pa qenë fare në pushtet me impulset e famshme dhe kur vajti u bë ministër, ia fali vetes të gjithë atë detyrim që kishte, 70 milion euro i krijoi buxhetit të shtetit nga vjedhja e vetë dhe ia mbuloi pastaj. Ka bashkëpunuar me njerëzit më të zinj dhe më të korruptuar në këtë vend. Korrupsioni i tij është i dukshëm, korrupsionin po e bën atje në Lugano sepse po jeton atje tani në një shtëpi që nuk jetojnë dot dhe ato që janë më të pasurit e Zvicrës. Me ca jeton ai se vetëm rrogë shteti merr dhe kur vajti në Lugano, vetëm bashkëshortes ia transferoi 20 milion euro. Me këto merret Berisha e këtë kategori do të nxjerr në protestë dhe kjo kategori, ata do t’i lëri atje ku janë, nga maja e minares duke kënduar duara, zot të vij dhe njëherë në pushtet.
-Po referuar dosjes së SPAK që po heton Arben Ahmetajn, sa vite burg rrezikon ish-zv/kryeministri?
“Shikojmë që janë materializuar tre akuza, ajo e korrupsionit pasiv, e pastrimit të produkteve që rrjedhin nga një krim dhe mosdeklarimi ose fshehja e të ardhurave të tij. Kjo është kundërvajtje penale, por që masën e dënimit e ka deri në 3 vjet burg. Ndërsa dy akuzat e tjera janë të rënda. Për materializimin e produkteve që rrjedhin nga një krim, marzha e dënimit shkon deri në 15 vjet burg, ndërsa për korrupsionin pasiv deri në 7 vjet burg. Akuzat nuk janë të lehta. Nëse këto akuza provohen dhe çështja çohet në gjyq, atëherë ai rrezikon minimumi deri në 10 vjet burg.
– Keni një koment mbi dhunën ndaj avokat Sokol Mëngjesit?
Është një akt barbar kundër drejtësisë. Sepse avokatët janë në sistemin e drejtësisë. Për fatin e keq konstatojmë që avokatia nuk është trajtuar si institucion i drejtësisë dhe kjo duket në të gjitha aspektet jo vetëm në raport me qytetarët, çfarë raporti ndërtohen në të tjera. Këto 30 vite gjyqtarë dhe prokurorë nuk i kanë qejf avokatët dhe rekomandonin palëve avokatëve. Në të tillë situatë avokatia mori një shtrembësi dhe ishte e vështirë që i ndershmi dhe i përkushtuar mbi ligjin u bënë të rrallë. Është vendim i drejtë. Sepse nuk është problem çfarë i ndodhi kolegut tonë si akt barbar. Kemi mjaft plagë të tjera të rënda. Të cilat drejtësia, policia gjyqësori nuk po i zbulon. Janë bërë vrasje makabër. Është vrarë kreu i avokatëve. Nuk dimë vrasësin e tij. Kanë kaluar 20 vjet. Kemi avokatë të tjerë të vrarë. Drejtësia nuk e ka bërë punën e vet. Vandalët si këta që bën krimin ndaj avokat Mëngjesit, ka patur dhe më parë që i kemi denoncuar. U prek një gjyqtar avokat, janë vepra të cilësuara dhe nuk bëhet i njëjti trajtim si me gjyqtarin apo prokurorin.
-Çfarë duhet bërë sipas jush?
Në këtë vend kemi të gjithë nevojë për veting. Që nga qytetari i thjeshtë, e deri tek politikani i lartë. Veting pasuror, duhet të shikohet si i kanë vënë pasuritë me çfarë mjete dhe mënyra. Dhe këtu dalin probleme të karakterit të njërit apo tjetrit. Avokatia ka nevojë për pastrim radikal. Jemi numër i lartë avokatësh për numër banorësh.
-Këto janë akuza të forta…
Janë bërë avokat numër i konsiderueshëm, 30% nëse bëhet vetting nuk do jenë më avokat. Dalin në studio bëjnë moral, por kanë vjedhur diplomën e juridikut, nuk kanë bërë shkollë të mesme. Kanë ndërruar emra, mbiemra. Kanë qenë trafikantë qeniesh njerëzore dhe kanë ndërruar emra. Po nuk patëm avokat të pastër, nuk do kemi gjyqtarë dhe prokuror të pastër.
