I ‘shpëtoi’ arrestimit, ja arsyet përse u vendos masa ‘detyrim paraqitje’ për Kryemadhin

Data

Ndërsa Ilir Meta u arrestua mesditën e djeshme, deputetja Monika Kryemadhi u la në masën ‘detyrim paraqitje’ nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion. Në dosjen e SPAK renditen dhe arsyet e kësaj mase.

“Në lidhje me personin nën hetim Monika Kryemadhi, Gjykata vlerëson se në caktimin e masës së sigurimit personal ndaj saj duhen mbajtur në konsiderate këto kritere/rrethana: gjendjen ekonomike, shoqërore e familjare e saj, gjendjen shëndetësore të saj (gjatë hetimit ka rezultuar e dokumentuar se i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimeve të ndryshme mjekësore), rrezikshmërinë shoqërore të veprave penale për të cilat dyshohet duke u nisur nga masa e dënimit që parashikon secila prej tyre, mënyra e kryerjes se secilës prej tyre, rrezikshmërinë shoqërore të autorit, faktin që personi nën hetim po hetohet për katër vepra penale të ndodhura në kohë të ndryshme, faktin që personi nën hetim dyshohet se është recidivist specifik në veprën penale të “Korrupsionit”, si dhe përbërjen e gjendjes së saj familjare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related