Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Mimoza Kusari Lila, ka njoftuar se para tri javësh është diagnostikuar me kancer në gji.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka postuar një foto teksa ka dalë nga spitali, Kusari shkruan se i është nënshtruar një operacioni në Spitalin e Prishtinës, pasi kuptoi gjatë një kontrolli rutinë, se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit.
Më tej, politikania i ka bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave të kryejnë kontrollet e nevojshme, për evidentimin në fazë të hershme të sëmundjes.
Reagimi i plotë nga Mimoza Kusari:
“Dua të ndaj një lajm me ju. Sot dola nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës – Klinika e Kirurgjisë Torakale pas operimit të kancerit të gjirit.
