“Babai i demokracisë në Kenia”- Ndërron jetën në moshën 80-vjeçare ish-kryeministri i I vendit, Raila Odinga

Data

BBC raporton se ish-kryeministri kenian ndërroi jetë këtë të mërkurë (15 tetor) në një spital në Indi, ku ishte shtruar për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se 80-vjeçari u shtrua në spital mëngjesin e sotëm, pasi u rrëzua teksa kishte dalë për shëtitje. Burime nga spitali informuan së 80-vjeçari kishte pësuar arrest kardiak.

Gjatë javëve të fundit ka pasur spekulime rreth shëndetit të tij, megjithëse anëtarët e familjes dhe aleatët politikë kishin hedhur poshtë raportet që sugjeronin se ai ishte në gjendje kritike për shëndetin.

Presidenti William Ruto i bëri homazh Odingës duke e cilësuar atë si “babain e demokracisë sonë”.

“Raila Amolo Odinga është vërtet një udhëheqës që ndodh vetëm një herë në një brez. Një njeri, idealet e të cilit i tejkaluan politikën dhe trashëgimia e të cilit do të formësojë fatin e Kenias për brezat që do të vijnë”, tha Ruto në një fjalim drejtuar kombit.

Vendi ka shpallur gjithashtu një periudhë zie shtatëditore. Politikanë të tjerë kenianë dhe liderë botërorë kanë dërguar ngushëllimet e tyre, përfshirë kryeministrin indian Narendra Modi, i cili e përshkroi Odingën si një “burrë shteti të shquar dhe një mik të çmuar të Indisë”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related