Kryetari i “Nismës Thurje” Endri Shabani dhe Edmond Spaho, deputet i PD-së u përfshinë në një debat të fortë duke shkëmbyer akuza të ndërsjellta mes tyre.
Shabani akuzoi PD se ka marrëveshje me Kryeministrin, ndërsa Spaho e konsideroi si vegël të Edi Ramës.
“Ju keni marrëveshje me PS-në, publike. Amnistia, Kodi Zgjedhor. S’po merrem me 19 pallatet… Nuk ka asgjë të keqe të bashkëpunohet në Parlament, por për çfarë? Po të bashkonin votat me Ramën për të rritur pensionet do e duartrokisja, i bashkuan votat për rrogat e veta”, iu drejtua Shabani Spahos në studion.
Endri Shabani: Ti shkon njëherë me Bashën, njëherë me Berishën. Aq çështje sa kam çuar në SPAK kundër Edi Ramës ju keni marrëveshje publike me Edi Ramën. Ju i keni tradhtuar protestuesit, zotin çela ju mund ta kishit amnistuar por nuk e bëtë. Amnistuat të korruptuarit.
Edmond Spaho: Deri tani demagogji pa bukë. Unë kam ardhur këtu që të bëja debat me Toni Gogun e PS, nuk e dija që jeni ju se po ta dija nuk do vija. Nuk bëj debat me ata që bëjnë opozitën e opozitës.
