“I kap deliri i pushtetit, harrojnë se nga vijnë”/ Fevziu irritohet me Spiropalin: S’e ble dot të shkuarën

Data

Një moment interesant është regjistruar mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion. Fillimisht ka qenë kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ai i cili ka hedhur akuza drejt kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, se kjo e fundit takohej me Pëllumb Gjokën, personazh i krimit të organizuar, gjatë kohë që ishte drejtuese politike në Shkodër.

Nisur nga kjo situatë, gazetari Blendi Fevziu i ka kërkuar stafit që të marrin një reagim nga vetë Spiropali në lidhje me këto akuza, por duket se përgjigjia e saj, nuk ka qenë aspak ajo që do të dëshironte Fevziu.

Spiropali nuk ka pranuar që të bëjë reagim në interes të publikut, por i ka dërguar Fevziut një mesazh në numrin e tij personal, përmbajtja e të cilit duket se nuk i ka pëlqyer aspak gazetarit.

Në atë moment Blendi Fevziu ndërpreu të ftuarit, dhe replikoi me mesazhe me Spiropalin, dhe më pas e flaku celularin e tij në shenjë irritimi.

Por nuk mbaroi me kaq? Insistuar nga Bardhi se çfarë i kishte shkruar Spiropali, Blendi fevziu deklaroi se disa njerëz e harrojnë nga vijnë, duke i kapur deliri i pushtetit. Sipas tij, pavarësisht përpjekjeve, ata nuk mund ta blejnë të shkuarën e tyre, duke iu referuar në këtë rast politikanes socialiste.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related