Arrestimi i Veliajt/ Bushati: Ndërtuesit negocionin direkt me Ramën, pse e do kontrollin e Bashkisë

Data

Analisti Andi Bushati ka qenë i ftuar në Syri tv ku ka folur për zhvillimet e fundit politike, pas arrestimit të Erion Veliajt me urdhër të SPAK-ut.

Bushati deklaroi se Eriomn Veliaj ka ngrënë gjithmonë “thërrime të mëdha”, siç i konsideroi ai, por shtoi se personi që ka negociuar direkt me ndërtuesit e mëdhenj ka qenë Edi Rama.

Sipas Bushatit, Rama kërkon që t’i mbivendoset Bashkisë së Tiranës, duke bërë përpjekje për të marrë n duar administrtatën e Bashkisë, pasi Veliaj kishte ngritur një strukturë financiare dhe një piramidë njerëzore, shumë të fuqishme për të kontrolluar elektoralisht Tiranën dhe kryeministri nuk do që ta humbë këtë.

Porsa i përket procesit zgjedhor, Bushati tha se edhe në këto zgjedhje, do të kenë rol banditët, propaganduesit dhe mediat që janë paguar me paratë e inceneratorit.

Bushati: Edhe më parë, Erion Veliaj thërrimet hante nga Bashkia, ishin thërrime shumë të mëdha që mos të keqkuptohemi. Por ndërtuesit e mëdhenj negocionin direkt me Edi Ramën. Mua mbrojtja që po i bën Rama Veliajt dhe përpjekja që po bën për të marrë në duar administratën e bashkisë, është në shumë se një manovër elektoral. Në vite Erion Veliaj kishte ngritur një strukturë financiare dhe një piramidë njerëzore, shumë të fuqishme për të kontrolluar elektoralisht Tiranën. Dhe Rama, pasi i ka dhënë dritën jeshile burgosjes së Veliajt, nuk do ta humbasë këtë strukturë. Prandaj ai do t’i mbivendoset Bashkisë së Tiranës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related