Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e deputetes së PS-së pasi u mor nën hetim lidhur me akuzat për asgjësim provash lidhur me dosjen e Erion Veliajt.
Deklarata e plotë:
Përpëlitjet e Edi Ramës dhe zvarritja e tij pas prangave të Erion Veliajt kanë hedhur në erë qeverinë, Bashkinë e Tiranës dhe Kuvendin e Shqipërisë! Qeverinë, sepse që nga sot, është dhënë mesazhi se kush vjedh, ka mbrojtjen e Edi Ramës! Bashkinë e Tiranës, sepse është vendosur vija e kuqe e paprekshmërisë së korrupsionit!
