Bashkimi Evropian ka reaguar pas dështimit të bisedimeve mes SHBA dhe Iran në Islamabad, duke theksuar se diplomacia mbetet rruga kryesore për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.
Zëdhënësi për çështjet e jashtme të BE-së, Anouar El Anouni, deklaroi se dialogu diplomatik është “thelbësor” për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për konfliktin.
Ai gjithashtu vlerësoi rolin e Pakistan në përpjekjet për ndërmjetësim, duke përshëndetur angazhimin e tij në organizimin e negociatave mes palëve.
Sipas deklaratës, BE-ja mbetet e gatshme të kontribuojë në përpjekje të mëtejshme ndërkombëtare për stabilitet dhe paqe në rajon, në një kohë kur tensionet vijojnë të jenë të larta dhe perspektiva për një marrëveshje mbetet e pasigurt.
Reagimi i Brukselit vjen në një moment kritik, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po shton thirrjet për rikthimin e dialogut dhe shmangien e një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit.
