Humbi jetën nga rryma elektrike, arrestohet administratori i lokalit në Sarandë

Data

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Sarandë, ku një 33-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Policia ka arrestuar në flagrancë administratorin e lokalit, shtetasin E. F., 40 vjeç, i akuzuar për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “punësim të paligjshëm”.

Sipas hetimeve paraprake, viktima ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme dhe ndërroi jetë gjatë kryerjes së detyrës.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related