Humb kontrollin në mes të natës, rrëzohet me motor në Durrës – drejtuesi përfundon në spital

Data

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në Durres, pranë zonës së njohur si mbikalimi i Hekurit.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një motomjeti ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar në rrugë, dyshohet si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi me iniciale G.D., i cili është transportuar menjëherë me ambulancë drejt spitalit rajonal. Burime mjekësore bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related