Hetimet e Antimafias italiane dhe SPAK/ 19 urdhër-arreste për grupin kriminal

Data

Antimafia italiane në bashkëpunim me strukturën e SPAK dhe Eurojust kanë lëshuar së fundmi 19 urdhër-arreste për disa shtetas italianë dhe shqiptarë.

Në kuadër të operacionit “Kulmi”, disa persona janë dënuar deri në 11 vite e 6 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge. Miratimi për ekzekutimin e urdhrave erdhi pas një vendimi të Gjykatës së Lartë më 14 dhjetor të këtij viti.

Këto struktura hetimi bënë të mundur çmontimin e një organizate të fuqishme kriminale transnacionale të trafikantëve të drogës që vepronin në zonën e Barit.

Grupi kriminal, sipas akuzave, kishte degë përtej territorit shqiptar, në Pulia dhe Bazilikatë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related